omuna e Tuzit ka njoftuar se pretendimet për një planifikim apo tentim të supozuar për largimin e flamujve malazezë, të vendosur me rastin e shënimit të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, janë të pavërteta dhe paraqesin dezinformim. Nga kjo administratë lokale kanë bërë të ditur se qyteti, si çdo vit, do të stoliset me flamujt shtetërorë të Malit të Zi, si dhe me simbolet kombëtare të shqiptarëve, duke theksuar se qytetarët e Malësisë i hedhin poshtë përpjekjet për krijimin e përçarjeve dhe politizimin e kësaj çështjeje. “Pretendimet se…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
SUKSES EVROPIAN: VAJZA NGA TUZI, ANDREA BERISHAJ, FITON MEDALJEN E BRONZTË
Andrea Berishaj fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 12 Maj, 2026 in Sport, Headline Andrea Berishaj fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian Sportistja nga Malësia, Andrea Berishaj, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për seniorë në taekwondo, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Berishaj garoi në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku ishte e lirë në raundin e parë. Në vazhdim ajo mposhti ukrainasen Alisa Pavlenko, ndërsa në duelin vendimtar për medalje triumfoi ndaj italianes Giulia…
Lexo më shumëKamberi në Kuvendin e Serbisë propozon rezolutë për krimet serbe në Kosovë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar në procedurë parlamentare një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999. Në një postim në Facebook, Kamberi ka theksuar se rezoluta paraqet thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë. “Rezoluta dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë…
Lexo më shumëSkënder Thaçi shpall kandidaturën për deputet, merr mbështetje të gjerë nga qytetarët
Skënder Thaçi ka bërë të ditur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet, duke theksuar se vendimi për të hyrë në këtë garë politike vjen si rezultat i përkushtimit për t’i shërbyer qytetarëve dhe Kosovës. Në njoftimin e tij publik, Thaçi u shpreh se synimi i tij është të vazhdojë angazhimin në të mirë të vendit, me vizion për një shtet më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve. “Me përgjegjësi, përkushtim dhe besim në rrugën që kemi nisur së bashku, ju njoftoj se do të garoj për deputet.…
Lexo më shumëPabarazia gjuhësore dhe heshtja institucionale në Ulqin
Çështja e barazisë gjuhësore nuk është çështje personale apo partiake, sepse përmes saj dëshmohet barazia qytetare e kombëtare në çdo mjedis, ndërsa pabarazia gjuhësore në komunën e Ulqinit është përgjegjësi e pushtetit lokal, si në të kaluarën edhe tash, të cilët kanë hezituar në zbatim të ligjshmërisë dhe të normave ndërkombëtare si kudo në vendet demokratike Nail Draga Në çdo vend demokratik shumëkombësh barazia e qytetarëve të mjediseve të tilla dëshmohet përmes përdorimit të gjuhës dhe të alfabetit të saj, duke filluar nga emri personal, mbiemri, mbishkrimet e institucioneve, emërtimeve të vendbanimeve, rrugëve, tabelave rrugore etj. Dhe nga…
Lexo më shumë