Dorëheqja e Nimanbegut vlerësohet nga qytetarët : Është një ndër vendimet e rralla të politikanëve shqiptarë në Mal të Zi

Para dy ditëve tashmë ish deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu dha dorëheqja nga pozita e deputeti duke mos u pajtuar me vendimin e subjektit politik të tij ku ai është kryetar, shkruan Ulqini Online. Vendimi i Nimanbegut duket se ka gjetur mbështetje tek qytetarët e Ulqinit. Pothuajse tash dy ditë qytetarë të shumtë shprehen se ky është një ndër vendimet e rralla të politikanëve shqiptarë në Mal të Zi duke treguar në rend të parë integritetin e tij personal por edhe një kulturë të…

Lexo më shumë

111 Vjetori i pushtimit të Plavë Gucisë dhe masakrat malazeze nga vjeshta 1912 deri në pranverë 1913 

Nga Esad GjONBALAJ , Në vjeshtën e vitit 1912, krajlitë serbo-malazeze, e ndezën Luftën e Parë Ballkanike (18 tetor 1912-30 maj 1913). Mbretëria e Malit të Zi (1910-‘18), me “Grupimin e Verilindjes “ (term  I operaciinit ushtarak malazez) të komanduar nga gjenerali antishqiëtar Janko Vukatiq, më 9 tetor 1912, e ndërmori një ofensivë të madhe ushtarako-politike për të pushtuar krahinën e Plavë-Gucisë me rrethina, rajonin e Sanxhakut, duke synuar për pushtime e aneksime edhe krejt Rrafshin e Dukagjinit, me Pejë, Prizren e Gjakovë. “Grupimi i Verilindjes”, një nga formacionet ushtarake më gjakatare e…

Lexo më shumë

Libër për apologjinë e popullit shqiptar: Ma shkretnuen zemrën

Libër për apologjinë e popullit shqiptar Lulash Nikë Palushaj, Ma shkretnuen zemrën, Fiorentia, Shkodër, 2022 Ngjarjet të cilat i ka përjetuar populli shqiptar nëfund të shekullit që lamë pas ka qenë inspirim i veçantë për autor të ndryshëm, duke publikuarbotime të ndryshme si shkencore, letrare, artistike e publicistike. Në gamën e tyre autorëve bënë pjesëedhe Lulash Palushaj, i cili deri më tash opinionit i ka dhuruar një numër të konsideruar veprash letrare. Nail  Draga Lulash Palushaj lindi në vitin 1944, në Bëkaj tëTrieshit të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore e kreunë Tuz, normalen në Shkup, ndërsa fakultetinfilozofik – dega gjuhë e letërsi shqipe nëUniversitetin e Prishtinës. Përveç misionit të arsimitnga veprimtaria e tij pedagogjike, është veçuar me aktivitetin në   jetën kulturore-artistike, duke bërëkoreografi e regji të veprave dramatike. Ai po ashtu  është edhe misionar paqeje, vazhdimishtështë aktivizuar te “Besëlidhja e Malësisë”. Përveçpunës arsimore e pedagogjike ai veçohet me veprimtari krijuese, ku deri me tash ka botuar njënumër të konsideruar veprash. Ka botuar vëllimet poetike “Rrajë të ndame” dhe“Votra ime”; botimin etnografik “Malësia dhe fisete saj” – dy vëllime, romanin “Malësorja e bjeshkëve tona”, vëllimin me ese “Oqeani qëpërpin”, romanin “Nusja me duvak të bardhë”,librin me refleksione filozofiko-historike “Lot qënuk teren – zemër që s’pushon” dhe “Me zotin flasshqip”. Ndërsa në vitin e kaluar ka botuar dy libra: “Ma shkretnuen zemrën”, si dhe  “Fjalë tëMalësisë së Madhe – visar që s’duhet harrue”, kujanë përfshirë rreth tre mijë fjalë, frazeologji dheshprehje idiomatike. Duke pasur parasysh veprën e tij mjaft të gjerë e tëllojllojshme dhe veprimtarinë e tij atdhetare, LulashPalushaj është dekoruar nga Presidenti i Republikëssë Shqipërisë me dekoratën “Kalorës i Urdhërit tëSkënderbeut”. Libri “Ma shkretnuen zemrën” është një botim i veçantë, qe paraqet vazhdimin e opusit të tij eseistik, që pasurohet me të dhëna dokumentare e historike.Ne këtë liber të cilën pa hezitim e quaj se ka trajtuarapologjinë e historisë  së popullit tonë, është i veçantë për nga koncepti dhe përmbajtja e tij. Kemitë bëjmë me çështje të cilat nuk janë personale apokrahinore por në nivel kombëtar. Fotografia në ballinën e librit  “Ma shkretnuenzemrën” është monumentale e cila tash është bërëedhe punim artistik me vlerë jo vetëm kombëtare porndërkombëtare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepseka të bëjë egzodin biblik të shqiptarëve nga Kosovanë vitin 1999. Ishte kjo koha e neofashizmit serb, i cili në startegjinë e tij kishte spatrimin etnik tëshqiptarëve në Kosovë, por dështuan ne realizimin e një projekti të tillë të kobshëm. Sepse organizimi i brendshëm i shqiptarëve në Kosovë, përmesrezistencës së armatosur nga ana e UÇK-së e tendihmes të NATO-s përfundimisht Kosova u çliruanga okupatorët serb. Në lidhje me këto çështje autorina ofron të dhëna me interes, sepse kemi të bëjmë me një periudhë kohore e cila ka qenë e njohur për tëgjithë ne. Të dhënat e ofruara janë komplekse nëdiakroni e sinkroni, duke qendruar në raportëtshoqërore të kohës deri në ditët tona. Pikërisht edhe ngjarjet e muajit shtator të këtij viti ne Veriun e Kosovës, dëshmojnë se shqiptarët kanëarsye të jenë të shqetësuar, sepse nuk thuhet kot se “uji fle por hasmi nuk fle”. Kemi të bëjmë me padrejtësitë të cilat kombi Shqiptar i ka përjetuar nëvazhdimësi nga shekulli 19 e deri në ditët tona. Me këtë botim Palushaj , dëshmon se është njohës i historisë  dhe çështjes kombëtare, duke shprehurmendimet dhe pikëpamjet personale për të kaluarëndhe të tashmën. Në botim ofrohen të dhëna me fakte për çështjet e trajtuara nga kohërat me të hershmederi të politikat ditore.  Autori në këtë botim dëshmon dashurinë për trojetkombëtare, por edhe për figura të mëdha kombëtare duke theksuar në mënyrë të veçantë GjergjKastriotin-Shkënderbeun, Adem Jasharin e ShënTerezën, emra që nderojnë kombin dhe lartësojnëatdheun, Shqipërinë. Ne këtë aspekt ai nuk harronMalësinë e Madhe, duke prezantuar ngjarje e  ndodhitë cilat kanë pasur personazhet malësor, të cilët kanënderuar këtë krahinë në veçanti e popullin shqiptar nëpërgjithësi. Kemi të bëjmë pikërisht me Malësinë  eMadhe  e cila qendron në piedestalin e historisëkombetare me ngjarje dhe personalitete patriotike. Duke lexuar këtë liber lexuesi e kupton se kemi tëbëjmë me një autor qe ka dashuri të madhe përatdheun dhe të ardhmën e tij. Ai nuk ngurron tëprezantojë padrejtësitë të cilat i kanë përjetuarshqiptarët nga fqinjët tanë, të cilët kanë përgatiturelaborate për shfarosjen e popullit tonë. Kemi tëbëjmë me padrejtësitë historike, të cilat janëdëshmuar dhe dokumentuar në shumë aspekte. Por, nuk heziton të shprehë qendrimin inferior të politikësshqiptare ndaj dukurive të ndryshme me pasojakombëtare. Aspirata e autorit mbetet preokupimjetësor kombëtar, e ai është qe populli Shqiptar për tubërë një dhe i pandarë siç ka qenë dikur. Autori  Palushaj  i lindur dhe i rritur  duke punuardhe jetuar në Malësi, ai nuk ka qenë statik, por k a medituar dhe ka mbledhur material, duke i përgatiturpër botim në kohë me të mira. Kemi të bëjmë me kohën e monizmit e cila, nuk ishte në favor tëbotimeve në shqip qasja ideologjike. Ishte koha kurshqiptarët në Mal të Zi, nuk kanë mundur të botojnësepse për të shpalosur realitetin ata do të kishinpasoja.  Por, me rënien e sistemit shoqëror  socialist e komunizmit si ideologji, nga viti 1990, edhe përshqiptarët filloi një frymarrje e re edhe në fushën e botimeve, sepse një numër I konsideruar shqiptarëshu paraqiten me botime të profileve të ndryshmeshkencore, letërsisë e publicistike.  Në numrin e autorëve të tillë bën pjesë edhe Lulash Palushaj, i cili  opinionit i ka dhuruar botime me vlerë.  Botimet e tilla dëshmojnë horizontin e autorit dhe guximin me u ballafaquar me çështje të te cilat kanë qenë preokupim personal dhe profesional. Por, ndonëse autori ka vite qe…

Lexo më shumë

Mali i Zi refuzon të ekstradojë të dyshuarin për krime lufte në Kosovë

Ministri i drejtësisë i Malit të zi Marko Kovaç në një konferencë për shtyp. Foto: Qeveria e Malit të Zi. Ministria e Drejtësisë në Podgoricë tha të enjten se ka vendosur të mos e dërgojë Momcilo Vukotiçin në Kosovë për t’u përballur me akuzat për krime lufte, me arsyetimin se autoritetet e Prishtinës nuk kanë dhënë arsyet e duhura për ekstradimin. “Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat akte dyshohet se ka kryer Vukotiçi, cilat janë pjesë e veprave penale të cilat…

Lexo më shumë

Monstat: Të shqetësuar për sigurinë e regjistruesve, incidente edhe në Komunën e Ulqinit

Drejtoria e Statistikave Monstat është duke e shqyrtuar vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, të cilin e shpalli dje mandatari Millojko Spajiq, tha zëvendësdrejtoresha e Monstatit Snezhana Remikoviq. Ajo theksoi se ngjarjet aktuale rreth regjistrimit ndryshojnë nga ora në orë. “Drejtoria e Statistikave aktualisht është në pozitën më të palakmueshme, sepse vendimi aktual i Qeverisë është që regjistrimi të jetë nga 1 deri më 15 nëntor. Drejtoria e Statistikave do të shkelte ligjin nëse do të ndalonte aktivitetet lidhur me përgatitjen e regjistrimit në këtë moment.…

Lexo më shumë