Agjencia e Statistikave të Kosovës nderon me mirënjohje bashkëvendësin tonë, Mr. Sci. Ramiz Ulaj

Sot, më 19 dhjetor 2024, me rastin e përfundimit të projektit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës, u organizua një darkë solemne për të shënuar këtë ngjarje tejet të rëndësishme për vendin tonë dhe zhvillimin e tij të përgjithshëm. Me këtë rast, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, institucion që vepron nën juridiksionin e Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, u nda një mirënjohje e veçantë për Mr. Sci. z. Ramiz Ulaj. Ky vlerësim i është dhënë për angazhimin, punën dhe përkushtimin e tij, jo…

Lexo më shumë

Asimilimi i Arbanasëve në Zarë nën presionin e etno- nacionalizmit 

Fontana në Arbnesh (Arbanasi Nga Hajrullah Hajdari Procesi i asimilimit të Arbansëve të Zarës të ardhur në në shek. XVIII (1726-1733) nga Ljarja, Brisku dhe Shestani, ka zgjuarinteresim të shumë studiues shqiptarë dhe të huaj. Në asimilimin e Arbanasëve kanë ndikuar shumë faktor, sidomos ai politik.  Fillimisht, arbanasit (vetë të ardhurit në Zarë vendin ku u vendosën e quajen Arbënesh e jo Arbansi) merreshin me bujqësidhe blegtori e më vonë filluan të merren me disa zeje qëkërkoheshin, si muratorë, kasapë apo tregtarë.Por, shumë shpejtarbanasit filluan të integrohen në shoqërin vendore…

Lexo më shumë

I dyshuari për vrasjen e bashkëvendasit tonë, Kemal Kolenovic, në Bronx në vitin 2006, arrestohet në Kosovë dhe ekstradohet në ShBA

I dyshuari për vrasjen në vitin 2006 të boksierit të ri, Kemal Kolenovic, është arrestuar në Kosovë pasi i ka shpëtuar drejtësisë për gati 18 vjet. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Bronx-it kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar të njohur si “Red Notice” për Ahmet Gashin, pasi ai u identifikua duke jetuar në Kosovë. Forcat amerikane marshale, në bashkëpunim me forcat vendore të zbatimit të ligjit në Kosovë, bënë të mundur arrestimin e tij. Gashi mbërriti në qytetin e Nju Jorkut të premten në mëngjes dhe u akuzua për…

Lexo më shumë

MBIEMRI ARBANAS DHE SHTRIRJA NË SHTETE TË NDRYSHME TË BOTËS

Kisha “Zonja jonë” dhe përmendorja në sheshin e Arbanasit në të cilën shkruan se janë shpërngulur nga zona e mbi liqenit të Shkodrës Nga Hajrullah Hajdari Mbiemri është fjalë e ndryshueshme dhe ndryshon gjatë kohës në kontekste të ndryshme. Mbiemrat e njerëzve, varësisht nga rrethanat shoqërore dhe politike po ashtu ndryshuan gjatë historisë. Në dallim nga popujt e tjerë të Evropës, mbiemrat te shqiptarët janë relativisht të vonë. Në Angli, për  shembull,  mbiemrat  janë miratuar  në  masë  të  madhe  ndërmjet  shekujve  11  dhe  16.  Gjatë Perandorisë Osmane, shumica e popullsisë jo…

Lexo më shumë

10 dhjetori-Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

Sot, është 10 dhjetori dhe është e shpallur si dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat themelore të Njeriut, e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës. Sa respektohen Liria, Barazia, Drejtësia për ruajtje të Identitetit dhe Dinjitetit, si të drejta fundamentale të njeriut dhe të drejta kolektive në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc. Në këtë ditë, jo që kemi mos respektim të drejtave themelore të njeriut por DISKRIMINIM, të këtyre drejtave…

Lexo më shumë