Prishtinë – Pas publikimit të disa shqetësimeve në media lidhur me gjendjen e artefakteve të mbledhura nga Dom Nik Ukgjini në trevën e Plavë-Gucisë dhe të dorëzuara në Institutin Albanologjik të Prishtinës në vitin 2001, redaksia e portalit tonë ka kërkuar informacione të drejtpërdrejta nga institucionet përgjegjëse për të kuptuar gjendjen reale të këtij thesari të çmuar kulturor. Për këtë qëllim, redaksia kontaktoi z. Enver Prelvukaj, i cili zhvilloi një vizitë në Institutin Albanologjik, ku u takua me Akademik Zymer Nezirin dhe sekretarin e Institutit, z. Adil Olluri. Gjatë vizitës,…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane: Në Uashington diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia
Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresisten amerikane me prejardhje greke, Nicole Malliotakis, ku janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i AARC-së, Martin Vulaj, i cili njoftoi se gjatë takimit është vënë theksi te rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me synimin për të arritur njohjen formale të Kosovës nga Greqia. “Një nga temat kryesore të diskutimit ishte forcimi…
Lexo më shumëKOSOVA QËNDRON ME AMERIKËN – GJITHMONË DHE PËRGJITHMONË -Takimi me Kongresmenin George Latimer
“ Më thirrni Gjorgj, jo kongresmen”, na tha miku i shqiptarëve, kongresmeni i mirënjohur George Latimer, në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të organizuar nga aktivisti i respektuar, z. Valon Nikçi. Bashkë me mikun tim, veprimtarin e çështjes kombëtare Behlul Gashi, dhe aktivistë të tjerë, morëm pjesë në këtë takim shumë të vlefshëm dhe të këndshëm, ku u hapën tema të rëndësishme lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Angazhimi i z. Latimer për dialog të hapur dhe konstruktiv për të gjitha çështjet, përtej ndarjeve partiake, pasqyron llojin e lidershipit që forcon demokracinë amerikane…
Lexo më shumëKomuniteti Shqiptar në Westchester në mbështetje të Kongresmenit George Latimer
Komuniteti shqiptar në New York–Westchester, nën patronazhin e aktivistit të njohur të komunitetit Valon Nikçi, u mblodh mbrëmë në Ciao Restaurant në një takim mbështetës dhe sponsorues për rizgjedhjen e kongresmenit George Latimer. Mbrëmja bashkoi shumë bashkëatdhetarë, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në zonën e Westchester-it, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që komuniteti shqiptar ka ndërtuar ndër vite me kongresmenin Latimer. George Latimer ka një karrierë të gjatë në shërbim publik, duke filluar nga niveli lokal e deri në Kongresin Amerikan. Ai fillimisht shërbeu…
Lexo më shumëNdahet nga jeta komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Skënder Doçi
Me dhimbje të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta të komandantit dhe atdhetarit të njohur Skënder Doçi, një prej figurave të respektuara ushtarake shqiptare dhe kontribuues i çështjes kombëtare. Skënder Doçi, i njohur nga bashkëluftëtarët edhe si “Malsori i Detit”, ishte ish-komandant i Flotës Detare Shqiptare dhe një nga figurat udhëheqëse të Batalioni Atlantiku gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Në prillin e vitit 1999, ai ishte ndër drejtuesit kryesorë të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë që nga New York-u morën rrugën drejt Kosovës për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Në ceremoninë…
Lexo më shumë