Takim i rëndësishëm në Komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, dhe Sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Shkëlqesinë e saj, znj. Judy Rising Reinke. Gjatë takimit u diskutua për tema me rëndësi për zhvillimin e Komunës së Tuzit, me theks të veçantë mbi mundësitë e bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi.

Lexo më shumë

74 Vjet nga Pushkatimi i Dy Martirëve të Vuthajve – Çung Tahiri dhe Isuf Zymeri Dedushaj

Sot mbushen 74 vite nga dita e zezë kur dora barbare e regjimit kriminal titist pushkatoi Çung Tahirin Dedushaj dhe nipin e tij Isuf Zymer Dedushaj. 18 korriku i vitit 1951 do të mbetet përgjithmonë një plagë e hapur për Vuthajn, për mbarë Plavën e Gucinë dhe për gjithë atdhetarët shqiptarë. Në atë ditë të mallkuar, njësitet ushtarako-policore të pushtetit serbo-malazez rrethuan shtëpinë e kësaj familjeje fisnike, i morën me dhunë dhe i torturuan në mënyrën më çnjerëzore, vetëm për t’ua thyer dinjitetin dhe krenarinë. Pa gjyq e pa aktgjykim,…

Lexo më shumë

Operacioni Stuhia: Kroacia përgatitet për shënimin e 30 vjetorit të fitores ndaj Serbisë, tregon fuqinë ushtarake

VIDEO Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit policor ushtarak Stuhia (Oluja), dhe përgatitjet për ngjarjen tashmë janë duke u zhvilluar në disa vende të Kroacisë. Parada do të mbahet më 31 korrik në Zagreb, dhe është njoftuar një shfaqje e njësive të mekanizuara të Ushtrisë Kroate, përfshirë automjete të reja luftarake, transmeton Ballkani.info. “Përgatitjet për paradën ceremoniale ushtarake me rastin e 30-vjetorit të VRO Oluja janë në kulmin e tyre! Trajnimi intensiv i skalioneve të mekanizuara të Ushtrisë…

Lexo më shumë

13 Korriku 1878 – Kongresi famkeq i Berlinit: Ditë që ndryshoi fatin e trojeve shqiptare

Në Kongresin e Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878), fuqitë e mëdha evropiane – Britania, Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Gjermania, Italia dhe Perandoria Osmane – vendosën për ndarjen e territoreve të Perandorisë Osmane, duke anashkaluar tërësisht vullnetin dhe praninë shqiptare. 🟠 Plava dhe Gucia • Kongresi vendosi që Plava dhe Gucia t’i jepeshin Malit të Zi. • Këto krahina, të banuara kryesisht nga shqiptarë myslimanë dhe katolikë, ishin pjesë e Vilajetit të Shkodrës. • Vendimi u prit me kundërshtim të fuqishëm nga shqiptarët, të cilët u organizuan ushtarakisht për të mos…

Lexo më shumë

Nderim i lartë për shqiptarët në diasporë – Dekorata Presidenciale në New York

New York, korrik 2025 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një ceremonie solemne në New York, nderoi post-mortum z. Rexhep Gali Balidemaj me Urdhrin “Hasan Prishtina”, në shenjë mirënjohjeje për jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dobi të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në diasporë. Po ashtu, Presidentja Osmani dekoroi me të njëjtin çmim edhe bashkëvendësin tonë dhe aktivistin e mirënjohur, z. Bruno Selimaj, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të çështjes së Kosovës në…

Lexo më shumë