NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA BALIDEMAJ

Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë,

RAMË (SALIH) BALIDEMAJ

6 Janar 1969 – 18 Maj 2023

Sipas traditave, vëllau i të ndjerit RAMË, Selimi, së bashku me familjen dhe vëllazërinë BALIDEMAJ, dhe bashkëfshatarët e fshatit Martinaj, presin vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) me datën 11 Qershor 2023, duke filluar nga ora 10:00AM deri në ora 4:00PM në Restorantin Maestro, i cili gjendet në adresën: 

1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY.

Të pikëlluar: nëna Zadja, bashkëshortja Monika, vajzat Adriana dhe Rowena, vëllezërit Selimi dhe Hasani, motrat Begëja, Raba dhe Hajria, të afërmit dhe të gjithë familja Balidemaj.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shpreh familjes BALIDEMAJ ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e vdekjes së papritur të të dashurit të tyre.