Mbrëmjen e së Mërkurës, 22 Prill 2020, humbi jetën në luftë më Koronavirusin bashkatdhetari ynë Kujtim Zherka, një ndër biznesmenët e suksesshëm në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Kujtimi jetonte në New Jeresy. Ai ishte një shembulli i shkëlqyer i shqiptaro amerikanit, njeri punëtor, krijues pasionont në fushën e ndërtim – shërbimeve, atdhetar i spikatur, patriot i përkushtuar në çështjen kombëtare, luftëtar i paepur për demokraci. Kujtimi ishte një baba i përkushtuar dhe i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm për Vëllain dhe 7 motrat e tij, një shok dhe mik…
Lexo më shumëCategory: Njoftime
SHBA: Aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan nga Ana e Malit humb betejën me Covid-19 në moshën 43 vjeçare
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin e vdekjes së bashkëvendësit tonë Kadri Tagani. Ai humbi betejën me Covid-19 në moshën 43 vjeçare, kështu shkruan ndër të tjera për këtë rast Xheladin Zeneli, ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi ne profilin e tije ne facebook. Në radhë të parë kjo është një humbje tragjike, tepër pikëlluese e paimagjinueshme dhe padyshim shumë e parakohshme për anëtarët e Familjes së tij, por njëkohësisht është edhe një humbje për komunitetin shqiptarë anamalas në Nju Jork me rrethe. Kadriu ishte aktivist i…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA DALIPI
Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin se sot në New Jersy ne moshën 61 vjeçare ndërroj jete më i dashuri ynë SELAJDIN DALIPI 30 Tetor 1959-19 Prill 2020 (dhëndri i Sadri Shpenit Hasangjekaj) Duke pas parasysh gjendjen aktuale me pandemi ceremonia e varrimit do të bëhet në përputhje me ligjin për ndalimin e tubimeve. Të pikëlluar bashkëshortja Zoja, djali Albani dhe vajza Arelta si dhe familja gjerë Dalipi nga Kosova. Për çdo informacion thirrni +1 (917) 656-8350 (Sadriu). Familjes Delipi i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Lexo më shumëP E R K U J T I M:
Prilli sjell pranverën dhe jetën, por për mua është muaji i mërzis dhe I kujtimit, për dy sytë e mi, për prindërit e mi qe u ndan nga unë, e shkuan ne një vend me te mirë. Babë sot u banë 2 vite pa ty edhe 5 vite pa nënën, por a u deshtë qe të ndaheni nga unë ne te njëjtën dite që te dy, qe dhimbjen ta kam edhe me te madhe. Allah shpërbleji me xhenet ! Me mall i kujton vajza e juaj Jasmina Hasangjekaj
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA KOLENOVIQ
Njoftojmë komunitetin se sot ne New York papritmas ne moshën 52 vjeçare ndërroj jete me i dashuri ynë IZET KOLENOVIQ Varrimi i te ndierit do te behet nesër data 2 Prill 2020 ne ora 11:30 na varrezat Balkan Cemetery Upstate New York Te pikëlluar nëna , Gjulka, bashkëshortja Suanita, djemtë, Denis, Ramizi dhe Adell, vajzat Denisa dhe Izeta, , vëllezërit Safeti, Dulo, Almir dhe Samir me familje dhe vëllazëria e gjere Kolenoviq. Redaksi e faqes “Plava e Gucia Sot” familjes Kolenoviqj i shpreh ngushëllimet tona me te sinqerta
Lexo më shumë