Veprimet destruktive politike te Serbisë në raport me Kosovën nuk janë befasi për opinionin vendas dhe të huaj, duke dëshmuar se ata nuk veprojnë sipasparimeve por sipas interesave utilitare, qëdëshmohet me veprimet e javës së parë të janarit tëkëtij viti, përmes lejimit të qarkullimit të veturave me targa të RKS në territorin e Serbisë dhe refuzimit tëministrit të brendshëm të Kosovës për të vizituarLuginën e Preshevës, qe ka nxitur Qeverinë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin në leje për vizitazyrtare si vlerë të barazisë në mes dy vendeve Nail Draga Në fund të dhjetorit, mediat njoftuan se Serbia vendosi që nga1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimine tyre, pa u vendosur letër ngjitëse. Në lidhje me këtë çështjeQeveria e Kosovës pati njoftuar se do të presë zbatimin nëterren të këtij vendimi nga Serbia për të vendosur në bazë tëreciprocitetit për t’i hequr ngjitëset nga targat e veturave tëSerbisë. Targat e RKS u njohen nga Serbia Mbulimi i simboleve të Serbisë, përkatësisht të Kosovës, me ngjitëse të bardha ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Theksojmë se banorët e komunave me shumicë serbe në veri, dy javë para arritjes së kësaj marrëveshjeje patën bllokuarrrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqëndërkohë Qeveria e Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit për tabelat e automjeteve. Në lidhje me këtë çështje Qeveria e Kosovës në një mbledhjeelektronike të enjten( 4 janar) ka vendosur që të largohenngjitësët nga veturat me targa të Serbisë. Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë është “akt i fqinjësisësë mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikëssë Kosovës nga Serbia”. Sipas njoftimeve të para nuk ka pasurasnjë pengesë për qarkullim me veturat nga të dy vendet, pordilema mbetën se a do të qendrojë Serbia këtij vendimi, duke marrë parasysh se ata janë të pa parashikueshëm, sepseveprojnë sipas interesave të tyre utilitare. Pikërisht duke marrë parasysh një konstatim të tillëkryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë po qese ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Nga ana tjetër ai ka shtuarse veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet tëlexohet si “manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesëvetjake”. Ai ka theksuar se vendimi ka ardhur pas përdorimit dyvjeçartë çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për tëtensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe si përpjekjepër të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinëpas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje. Refuzimi i vizitës së ministrit në Luginën e Preshevës Se nga ana e Serbisë mund të pritën veprime destruktive, dëshmon e dhëna se të enjtën me 4 janar mediat informuan se Serbia ia ka refuzuar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës. Bëhët me dije se ministri Sveçla gjatë qendrimit në Luginë të Preshevës kishte planifikuar takime…
Lexo më shumëCategory: OPINIONE
Kishat e Balshajve në goricat e liqenit të Shkodrës të uzurpuara nga Kisha Ortodokse Serbe
Nga Hajrullah Hajdari Liqeni i Shkodrës është ekosistemi ujor me i madh në Ballkan me vlera te medha natyrore, historike dhe ekonomike. Në liqen, kryesisht në pjesën që i takon Malit të Zi, ekzistojnë rreth 53 ujdhesa të vogla apo të mëdhe. Në disa prej tyre, që në mesjetë, janë ndërtuar objekte të ndryshme sakrale dhe përbëjnë një pjesë të historisë dhe kulturës tonë, ndonëse sot ato janë zaptuar nga Kisha Ortodokse Serbe, Sipas historiografisë malazeze, ndërtimet në goricat e liqenin e Shkodrës kanë filluar në shek.XIV dhe XV dhe lidhen me dinastitë e…
Lexo më shumëKorridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar. Lugina e Drinit një “Parnas” shqiptar
Nga Azgan HaklajKorridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar. Lugina e Drinit një “Parnas” shqiptar Rrugët janë po aq të rendësishme për zhvillimin ekonomik, kulturor e civilizues të një kombi siç është sistemi i venave dhe kapilarëve për qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut. Qysh në kohët e lashta dhe krijimit të dinastive të mëdha, unifikimi administrativ, territorial dhe politik i rajoneve është bërë i mundur veç të tjerash falë ndërtimit të veprave të mëdha inxhinierike rrugore, të cilat kanë bërë të mundur qarkullimin më të shpejtë të…
Lexo më shumëTema e dilema:Jo Samiti i Diasporës por Takimi i Mërgimtarëve Shqiptarë
Përdorimi i shprehjeve dhe termave të huaja ne jetën e përditshme dhe në media te shqiptarët është bërë shprehi e cila ka marrë përmasa shqetësuese, që është për çdo kritikë, ku emërtimi “Samiti i Diasporës” që u mbajt me 23 nëntor në Tiranë, është dëshmi e një konstatimi të tillë. Ndërsa ftesën për të marrë pjesë në këtë Samit të Diasporës, edhe shqiptarët nga trojet e tyre (Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës, Kosovës e Mal të Zi) duhet vlerësuar si gabim teknik nga ana e organizatorëve, e jo se…
Lexo më shumëNumri i të vrarëve shqiptarë është më i madh se ai I paraqitur në Protokoll
4. Për të tria pikat e përmendura në Protokoll, gjegjësisht për çdo gjë që ka ndodhur në mes të përmendurve: vrasje, plagosje, vjedhje dhe grabitje, për Pipersit dhe dasmorët turq të vrarë, sipas dëshirës së krerëve nga të dyja anët, ia falin të gjitha njëri tjetrit dhe për të gjitha ato hedhin “gurin në ujë”. – Por nga tash e tutje, kushdo që merr guximin të vrasë nënshtatasin e shtetit fqinj apo të bëjë çfarëdo të keqe, ai do t’u nënshtrohet dënimeve të ligjeve të përgjithshme penale, të njërit apo tjetër shtet. 5. Për të katërtat, që shtetasit e…
Lexo më shumë