Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Valdet Selimajt, vuthjanit dhe luftëtarit të lirisë, i cili, në ditët më të vështira për Kosovën, iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Valdet Selimaj u lind më 2 gusht 1974 në Pejë, në një familje me prejardhje nga Vuthajt. Ishte i biri i Hazirit dhe nip i Çele Zenelit.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Me fillimin e luftës në Kosovë, në një kohë kur atdheu kërkonte guxim, sakrificë dhe vendosmëri, Valdet Selimaj iu përgjigj thirrjes për liri, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke qëndruar në radhët e saj deri në përfundimin e luftës.
Valdeti ishte bashkëluftëtar i Heroit të Kosovës, Jeton Dedushaj, po ashtu vuthjan, me të cilin ndau rrugën dhe idealin e përbashkët për lirinë e Kosovës. Edhe pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi t’i shërbente vendit, duke qenë pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Ai i përkiste një brezi që, në çastet më të rënda të historisë sonë, zgjodhi t’i dilte zot vendit dhe lirisë. Kontributi dhe sakrifica e atij brezi mbeten pjesë e kujtesës sonë kombëtare dhe një trashëgimi që meriton respekt e mirënjohje.
Valdet Selimaj u nda nga jeta sot, më 30 shtator 2026, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njihnin.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 1 tetor 2026, në varrezat e qytetit të të Pejës në ora 17:00.
Portali “Plava e Gucia Sot” dhe redaksia e tij i shprehin familjes Selimaj, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij ngushëllimet më të sinqerta.
Kujtimi për Valdet Selimajn do të mbetet i lidhur me dashurinë për vendlindjen, shërbimin ndaj atdheut dhe kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
/Plava e Gucia Sot