Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, nxënësit e shkollës së mesme në gjuhën shqipe në Plavë zhvilluan një aktivitet falënderues, të organizuar nga Tina Sinanaj Qosaj, me rastin e pranimit të një donacioni të çmuar nga Fondacioni “Plavë Guci”. Ky gjest fisnik, që siguron pagesën e transportit për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimet në Plavë, u prit me shumë emocion e mirënjohje nga të rinjtë, të cilët në këtë mënyrë ndihen të mbështetur dhe të vlerësuar nga bashkëvendasit e tyre në diasporë. Fjalimin e rastit e mbajti profesoreshë Hasnije…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Njoftim për banorët e Plavë-Gucisë
(Foto ilustrim) Të nderuar bashkëvendas, nxënës dhe prindër të respektuar, Me kënaqësi ju njoftoj se kërkesa ime drejtuar Fondacionit Plavë-Guci në New York për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim që të sigurohet pagesa e transportit të nxënësve për në shkollën e mesme në Plavë gjatë gjithë vitit shkollor 2025/2026, është realizuar me sukses. Në këtë kuadër, kam kënaqësinë t’ju ftoj të shtunën, më 01 nëntor 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, ku do të zhvillohet ceremonia e përmbylljes së këtij donacioni.Gjatë kësaj ngjarjeje…
Lexo më shumëPërmbyllet me sukses aksioni për sigurimin e transportit falas për nxënësit shqiptarë të Plavë-Gucisë
Shoqata plavë-guciasme me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për përfundimin me sukses të aksionit për sigurimin e transportit falas për nxënësit shqiptarë që udhëtojnë çdo ditë nga të gjitha vendbanimet shqiptare të Plavës e Gucisë drejt shkollës së mesme në Plavë. Përmes një prononcimi publik, Fondacioni Plavë-Guci ka shprehur falënderim të thellë për të gjithë donatorët që mundësuan realizimin e këtij projekti me vlera të mëdha arsimore e shoqërore. “Bujaria, zemërgjerësia dhe dashuria e bashkëatdhetarëve tanë e bënë të mundur që ky aksion të përmbyllet me…
Lexo më shumëJon Kuka `rrah` serbin, fiton të bronztën
F.Bytyqi/RTKlive Xhudisti kosovar Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë, që u mbajt në Kranjska Gora, Slloveni, duke siguruar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje mbresëlënëse. Në xhiron e parë, Joni triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert. Kurse në xhiron e dytë, ai mposhti me dy Yuko austriakun Djamil Kurbanov. Në ndeshjen e radhës, pavarësisht një performance të mirë, Joni u mund me Wazari nga holandezi Celil Uyar. Ndërsa në repasazh, Joni tregoi forcë dhe vendosmëri. Fillimisht mposhti me Ippon izraelitin Yuval Fuchus. Më pas fitoi me tri…
Lexo më shumëKrishtlindja e Edith Durham në Vuthaj – nata kur mikpritja shqiptare bëri mrekulli
Në faqet e historisë shqiptare, shpesh ndodh që ngjarje të vogla, të përditshme, të mbeten si dritë për brezat që vijnë. Një prej tyre është ajo natë e ftohtë dimri, më 24 dhjetor të vitit 1908, kur udhëtarja e njohur britanike Edith Durham ndali udhëtimin e saj në një fshat të vogël shqiptar, në Vuthaj të Gucisë, për të kaluar natën e Krishtlindjeve. Durham, e njohur si autore e librit të famshëm High Albania (Shqipëria e Epërme, 1909), kishte udhëtuar përmes viseve të Malësisë së Madhe, Plavës e Gucisë, duke…
Lexo më shumë