Shoqata plavë-guciasme me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për përfundimin me sukses të aksionit për sigurimin e transportit falas për nxënësit shqiptarë që udhëtojnë çdo ditë nga të gjitha vendbanimet shqiptare të Plavës e Gucisë drejt shkollës së mesme në Plavë. Përmes një prononcimi publik, Fondacioni Plavë-Guci ka shprehur falënderim të thellë për të gjithë donatorët që mundësuan realizimin e këtij projekti me vlera të mëdha arsimore e shoqërore. “Bujaria, zemërgjerësia dhe dashuria e bashkëatdhetarëve tanë e bënë të mundur që ky aksion të përmbyllet me…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Jon Kuka `rrah` serbin, fiton të bronztën
F.Bytyqi/RTKlive Xhudisti kosovar Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë, që u mbajt në Kranjska Gora, Slloveni, duke siguruar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje mbresëlënëse. Në xhiron e parë, Joni triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert. Kurse në xhiron e dytë, ai mposhti me dy Yuko austriakun Djamil Kurbanov. Në ndeshjen e radhës, pavarësisht një performance të mirë, Joni u mund me Wazari nga holandezi Celil Uyar. Ndërsa në repasazh, Joni tregoi forcë dhe vendosmëri. Fillimisht mposhti me Ippon izraelitin Yuval Fuchus. Më pas fitoi me tri…
Lexo më shumëKrishtlindja e Edith Durham në Vuthaj – nata kur mikpritja shqiptare bëri mrekulli
Në faqet e historisë shqiptare, shpesh ndodh që ngjarje të vogla, të përditshme, të mbeten si dritë për brezat që vijnë. Një prej tyre është ajo natë e ftohtë dimri, më 24 dhjetor të vitit 1908, kur udhëtarja e njohur britanike Edith Durham ndali udhëtimin e saj në një fshat të vogël shqiptar, në Vuthaj të Gucisë, për të kaluar natën e Krishtlindjeve. Durham, e njohur si autore e librit të famshëm High Albania (Shqipëria e Epërme, 1909), kishte udhëtuar përmes viseve të Malësisë së Madhe, Plavës e Gucisë, duke…
Lexo më shumëNë mes të New York-ut – tre kamionë me propagandë serbe, diaspora shqiptare hesht!
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zemër të New York-ut, aty ku jeton njëra ndër diasporat më të fuqishme shqiptare. Tre kamionë janë parë duke qarkulluar në rrugët e Manhattan-it e deri në Times Square, me ekrane të mëdha që transmetonin pamje propagandistike, duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “terror ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”. Organizatorët e këtij veprimi – përfaqësues të diasporës serbe në SHBA së bashku me disa biznese private – kanë deklaruar se aksioni kishte për qëllim të kujtonte opinionin ndërkombëtar, me…
Lexo më shumëShkolla e Mesme “Beqo Bashiq” në Plavë – mes sfidave dhe përkushtimit të nxënësve e familjeve shqiptare për t’iu qëndruar besnikë trojeve stërgjyshore
Shkolla e mesme e përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, edhe në vitin akademik 2025/26, ashtu siç ka qenë deri më tani, mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të arsimit në gjuhën shqipe në trevën e Plavë-Gucisë. Aktualisht mësimin në këtë shkollë e ndjekin 70 nxënës shqiptarë, të cilët janë të organizuar në dy drejtime: Gjimnaz i Përgjithshëm (katërvjeçar) dhe Tregti (trevjeçar). Ky institucion nuk është vetëm vend ku përçohet dija, por edhe një shtyllë e fortë për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar në Plavë e Guci.…
Lexo më shumë