TË BASHKOHEMI KUNDËR SHKATËRRIMIT TË AMBIENTIT NATYROR PRANË FSHATIT MARTINAJ!

Shkruan: DINO MULAMEKIĆ, “Kur në Guci murmuron, dridhet Stambolli” Më 11 nëntor 2024  unë e pata publikuar një postim, një deklaratë – se si ministri dhe ekipi i tij planifikojnë të shfrytëzojnë GURTHYESIT  dhe MINIERAT (lëndët e para lokale) nga GuCI dhe Plava – ka ardhur dita që Qeveria ta Qvotojë atë propozim.  Sot është dita e parë e Ramazanit, nuk e prisja të fillonte kështu – (edhe shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të) arritën fitoret e tyre më të mëdha në këtë muaj, ndoshta është koincidencë).   Konkretisht, në seancën e Qeverisë…

Lexo më shumë

IN MEMORIAM – Avdi Gjonbalaj, Inxhinieri që La Gjurmë në Hidroekonominë e Kosovës

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, kujtojmë Avdi Gjonbalajn, një nga figurat më të shquara në fushën e hidroekonomisë në Kosovë. Ai ishte një profesionist i përkushtuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në projektimin dhe realizimin e disa prej veprave më madhore ujore në vendin tonë. Avdi Gjonbalaj do të mbahet mend si një nga arkitektët kryesorë të digës së Ujmanit dhe sistemit të ujësjellësit ‘Ibër-Lepenc’, projekte jetike që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe furnizimin me ujë në Kosovë. Në cilësinë e tij…

Lexo më shumë

Misionar i denjë me vizion, ndjenja dhe përmasa shkencore botërore

Lajmi i hidhur për vdekjen e tij, më 1 shkurt, tronditi dhe brengosi të gjithë ata që e njihnin, me të cilët punonte e vepronte, ndante të mirën dhe të keqen. Me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Isuf Dedushajt, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, më 4 shkurt është mbajtur mbledhja komemorative, në të cilën ishin të pranishëm familjarët e të ndjerit, miqtë e tij, si dhe personalitete të rëndësishme. U varros më 5 shkurt 2025 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lagjen Arbëria…

Lexo më shumë

FONDACIONI PLAVË-GUCI, QË FRYMON SHQIP E VEPRIMTARON SHQIPTARISHT

Nga RAMIZ LUSHAJ Ripublikim: Shkruar më: Dielë, 04.07.2013 7 prilli i sotëm për shqiptarët etnikë në dy anët e Atlantikut diellnon në simbolikën e vet emrin meritor “Dita e Fondacionit Plavë-Guci”, sepse në “kryeqytetin e botës” – në Nju Jork të Amerikës, në “Tempullin e Demokracisë”, po mbahet Kuvendi juaj Vjetor, që përbën realisht një ngjarje kombëtare të jehonshme. Në dy vitet e fundit ky Fondacioni juaj dinjitar është kthyer lartësisht e mrekullisht në një organizatë nga më risoret, aktivet e cilësoret në historinë e shoqërisë civile shqiptare, prej kohës…

Lexo më shumë

Edon Balidemaj emërohet Këshilltar për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri në Qeverinë e Malit të Zi

 9 shkurt 2025  – Në mbledhjen e 67-të të Qeverisë së Malit të Zi, të drejtuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, është marrë vendimi për emërimin e Edon Balidemajt në pozitën e Këshilltarit për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri, pranë Zëvendëskryeministrit për Politika Ekonomike. Edon Balidemaj ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Sigurisë dhe ka vijuar studimet Master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Ai ka mbajtur më parë detyrën e Nënkryetarit të Komunës së Gucisë, ku ka qenë përgjegjës edhe për sektorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit (Zjarrfikësve). Gjatë mandatit të tij,…

Lexo më shumë