Prof. Rexhë M. Gjonbalaj lindi në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë në vitin 1934 dhe ndërroi jetë më 15 maj 1995 në qytetin e Pejës. Ai ishte një nga figurat më të dalluara të arsimit shqiptar në Kosovë dhe një zë i fortë i çështjes kombëtare shqiptare përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pasi përfundoi studimet në fushën e shkencave ekzakte, ai i përkushtoi jetën profesionit të mësimdhënësit, të cilin e ushtroi për afro 40 vjet rresht në Normale dhe më pas në Gjimnazin e Pejës “11 Maji”, sot i…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Në ambientin e Qendrës për Kulturës “Husein Bashiq” në Plavë, u promovua filmi dokumentar “Vuthajt sot”
Dokumentar vërtetë i qëlluar, me peshë dhe vlerë të lartë i refleksioneve shumë përfshirëse kulturore e artistike Shaban Hasangjekaj Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, është vendbanim me popullatë tërësisht shqiptare. Është fshat piktoresk me pozitë kodrinore, me bukuri tërralla natyrore (kanione, ujëvara, shpella, etj.), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizituesve, turistëve nga komuna dhe më gjerë. Mysafirët me rastin e vizitës së bërë fshatit fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me njëtrevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallëkund mund t’i hasin, si Ujëvara Gërla, Syri i kaltër (i Skavkaçit), Lugina e Ropojanit, Bjeshka e Bjeliçit, Krojet e Ali Pashës, etj. Në të kaluarën jo shumë të largët, Vuthajt ishin njëri ndër…
Lexo më shumëDr. sc. Erzen Gjonbalaj – Aktivisti që po i jep zë vendlindjes dhe Bjeshkëve të Nemuna
Dr. sc. Erzen Gjonbalaj është një emër i njohur në rrethet akademike dhe zhvillimore të rajonit të Plavës, Gucisë dhe më gjerë. Me përkushtim të veçantë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe promovimit të turizmit të bazuar në trashëgimi natyrore dhe kulturore, ai ka vënë në qendër të vëmendjes një nga zonat më të bukura por të lëna pas dore të trevës shqiptare – Ropojanin dhe Bjeshkët e Nemuna. Si ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë, Dr. Gjonbalaj kontribuon në edukimin e brezave të rinj në fushën e menaxhimit…
Lexo më shumëNga rrënjët e Malësisë, drejt majave të dijes – Rrëfimi i një profesori të rrallë-REXHEP RAMË BALIDEMAJ
nga Ramiz LUSHAJ/ 1-I riu 18 vjeçar Rexhep Rama (Balidemaj) në vjeshtë ‘38 e kapërceu Adriatikun. Nga Gjimnazi i Shtetit i Shkodrës shkoi në Akademinë Ushtarake në Milano, Itali. Zgjedhja e tij ishte traditë e trollit, e kullës, e botëformimit të tij. Pushkën e kishte për fis si i kelmendas, i plavë-gucias, i martinaj. Sportin e kishte për shpirt. Zgjuarsinë e kishte genetike, natyrale, librore, jetësore, me etje e dritë.Drejt Perëndimit. Si pro-perëndimor. Kështu shkoi Rexhep Rama qyshse në “Kohën e Zogut”. Me marrë kulturë perëndimore. Me u vesh ushtarak…
Lexo më shumëFalënderim dhe Lamtumirë nga Pozita e Drejtorit të Organizatës Turistike të Gucisë
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐎𝐏𝐈𝐍𝐈𝐎𝐍𝐈𝐍 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊 Të nderuar qytetarë, diasporë e dashur, kolegë dhe bashkëpunëtorë të respektuar, Të jesh drejtor nuk është vetëm një titull – është një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi për të lënë gjurmë, për t’i shërbyer popullit dhe për të marrë vendime që ndikojnë realisht në jetën e njerëzve. Kam pasur nderin ta ushtroj këtë detyrë me vetëdije të plotë për rëndësinë dhe peshën që ajo bart. Që nga dita e parë, jam përpjekur të punoj me ndershmëri, përgjegjësi dhe transparencë, duke vënë interesin e qytetarëve…
Lexo më shumë