Prof. Zake Prevlukaj zgjidhet anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 

Kuvendi zgjedhor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka zgjedhur më 23 dhjetor anëtarët e rinj të rregullt dhe korrespondentë të Akademisë. Ndër të përzgjedhurit është edhe bashkëvendësja jonë, prof. Zake Prevlukaj. Ajo ka lindur në Martinaj të Gucisë, ndërsa është rritur dhe arsimuar në Prishtinë. Përzgjedhja e saj si anëtare korrespondente e ASHAK-ut në fushën e arteve është mëse e merituar. Profili dhe arritjet profesionale Zake Prevlukaj diplomoi në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve DAF për Pikturë, në klasën e prof. Nysret Salihamixhiqit. Në vitin…

Lexo më shumë

Ferhat Draga – atdhetar e mbrojtës i çështjes kombëtare shqiptare, Kelmendas me origjinë nga Vuthajt

Familja e Ferhat Dragës kishte origjinën nga Vuthajt dhe i përkiste fisit të Kelmendit. Pas një periudhe, kjo familje u shpërngul nga Vuthajt dhe u vendos në fshatin Draga, i cili sot i përket komunës së Tutin. Kjo familje zotëronte prona të mëdha dhe, me kalimin e kohës, nga fshati Draga u shpërngul në Mitrovicë, ndërsa në Shkup ndërtoi një shtëpi madhështore. Nga kjo familje fisnike rrjedhin personalitete të shquara që dhanë kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Vëllai i Ferhatit, Nexhip Draga, kishte qenë kryetar i partisë “Xhemijeti”,…

Lexo më shumë

Një krenari e madhe për prindërit dhe vendin e tyre: Syzana Vuçetaj – rruga e suksesit të madh

Në një qytet të madh si New York-u, ku miliona histori bashkëjetojnë çdo ditë, një kapitull i veçantë u shkrua para ca ditësh nga Syzana Vuçetaj. Vajza me origjinë nga Malësia (Vuthaj) mbrojti me sukses temën e doktoraturës në matematikë, duke arritur një kulm të lartë arsimor që do të mbetet si një testament i punës, përkushtimit dhe krenarisë së saj familjare. Prindërit e Syzanës, Sania e lindur në Amerikë në një familje të njohur me prejardhje nga Tripoja dhe Sadriu që dikur kishte lënë Malësinë (Vuthaj) për të ndërtuar…

Lexo më shumë

St. Louis Post-Dispatch (1913) / “Nëse Roosevelt-i dëshiron të bëhet mbret i Shqipërisë, ne do ta vendosim atë përpara të gjithë kandidatëve të tjerë të përmendur” — Intervista ekskluzive me Ismail Qemalin në hotelin “Cecil”, në Londër 

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2024 “St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të dielën e 11 majit 1913, në faqen n°8, intervistën ekskluzive me Ismail Qemalin në hotelin Cecil, në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Theodore Roosevelt mund të jetë mbret (i Shqipërisë) nëse kërkon punë “Ai thjesht duhet të na afrohet,” deklaron lideri i kombit në kërkim të një monarku të fortë. “Vendi im ka nevojë për një njeri” Shpresojmë që ish-presidenti amerikan të përfitojë nga kjo…

Lexo më shumë

I pari i Konsullatës së Kosovës, z. Berisha, Vizitoi Nxënës të Shkollës Plotësuese Shqipe në Cyrih

Sipas burimeve të HelveticAlForum, sot pasdite,  Shefi i Misionit Konsullor në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, vizitoi nxënës të shkollës plotësuese shqipe në Cyrih në orar të mësimit dhe të parin e LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut z. Naser Ulaj. “Ky takim ishte me shumë emocione për të gjithë. Fëmijët që po rriten në Zvicër, në këtë shtet mik të kombit tonë, po e ruajnë gjuhën e ëmbël shqipe. Takimi ishte i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm. Vërtetë, me të ardhur në detyrë, z. Berisha na ka përkrahur shumë…

Lexo më shumë