Edon Balidemaj emërohet Këshilltar për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri në Qeverinë e Malit të Zi

 9 shkurt 2025  – Në mbledhjen e 67-të të Qeverisë së Malit të Zi, të drejtuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, është marrë vendimi për emërimin e Edon Balidemajt në pozitën e Këshilltarit për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri, pranë Zëvendëskryeministrit për Politika Ekonomike. Edon Balidemaj ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Sigurisë dhe ka vijuar studimet Master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Ai ka mbajtur më parë detyrën e Nënkryetarit të Komunës së Gucisë, ku ka qenë përgjegjës edhe për sektorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit (Zjarrfikësve). Gjatë mandatit të tij,…

Lexo më shumë

Neglizhenca institucionale ndaj shqiptarëve në komunën e Plavës

Është zhgënjyese të theksohet se, edhe pse komuna e Plavës ka një buxhet prej 7 milionë eurosh për vitin aktual, asnjë cent nuk është ndarë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e pakicës shqiptare. Minoriteti shqiptar në Plavë ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe luan një rol thelbësor në strukturën shoqërore të qytetit. Megjithatë, mungesa e mbështetjes financiare dhe e njohjes nga pushteti vendor ka krijuar një mjedis neglizhence të vazhdueshme. Kjo mungesë vëmendjeje nuk ndikon vetëm në zhvillimin social dhe ekonomik të komunitetit shqiptar, por gjithashtu nxit ndjenjat…

Lexo më shumë

EDHE NJË SHQIPTARE NGA GUCIA SHËMBULL PER BOTËN.

Dr. Suzana Gjekaj e bija e Gjon Kolës Gjekaj dhe Prena Gegaj Gjekaj nga Gucia dje mori titullin e Kolonelës në Forcat Ajrore të SHBA. Kjo është shqiptarja e parë në Forcat e Armatosura të SHBA që mban ket gradë. Shpresojm se shpejt ta merr graden e Gjeneralit. Kolonel Suzana M. Gjekaj është e angazhuar në Kuadrin e Fluturimeve 86, Bazën Ajrore Ramstein, Gjermani. Ky seksion siguron projeksionin e fuqisë ajrore për Fluturimin Ajror 86 dhe partnerët e tij në mbështetje të një Evrope dhe Afrike të lira dhe të…

Lexo më shumë

Futbollisti Besard Shaboviq (Shabaj) dhe lidhja e tij me rrënjët shqiptare

Futbollisti Besard Shaboviq, është djali i mërgimtarit Gille Shaboviq, gjyshi i të cilit, Sheq Ferri, ishte kushëriri i heroit kombëtar Jakup Ferri. Në këtë mënyrë, Besardi është stërnipi i Sheq Ferrit. Familja e Gille dhe Besard Shaboviqit ka origjinë nga Plava, por, si shumë familje shqiptare, një pjesë e tyre është shpërngulur në qytete të ndryshme si Shkupi, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Prishtina. Babai i Besardit, Gille Shaboviq, nga Shkupi ku ishte rritur, emigroi në Stokholm të Suedisë në vitet ’80, ku jeton dhe punon prej dekadash. Në Stokholm, Gille  merret…

Lexo më shumë

Dhuratat e Fondacionit Plavë-Guci për vogëlushët në vendlindje për Festat e Fundvitit

Atmosfera e Festave të Fundvitit në Guci është gjithmonë e veçantë, e mbushur me gëzim, solidaritet dhe ndjenjë bashkimi komunitar. Këtë vit, ky gëzim u bë edhe më i madh falë mbështetjes së jashtëzakonshme të Fondacionit Plavë-Guci, i cili solli dhurata për vogëlushët e vendlindjes, duke ndriçuar fytyrat e tyre me buzëqeshje dhe lumturi. Një falënderim i veçantë për Fondacionin Plavë-Guci që vazhdon të kontribuojë me zemërgjerësi dhe përkushtim për ruajtjen e shpirtit të festave dhe traditave tona, duke sjellë gëzim dhe harmoni në çdo shtëpi të Plavë-Gucisë. Urime Festat…

Lexo më shumë