Formohet pushteti lokal në Guci, shqiptarët me pak pozita

Dje, e premte, u mbajt seanca e dytë e strukturës së re lokale, ku u rizgjodh Kryetari i Komunës, Sanell Baliq, dhe Nënkryetari i Kuvendit, Fadil Ulaj. Të dy u zgjodhën me 17 vota pro dhe 12 kundër, nga gjithsej 30 vota. Përveç kësaj, një javë më parë u bë edhe konstituimi i Kuvendit, ku u certifikuan mandatet dhe u zgjodh Kryetari i Kuvendit, Edvin Bekteseviq, nga Lidhja Evropiane (ES – Evropski saves – SD SDP LP), pozitë që më herët mbahej nga shqiptarët. Ai mori 22 vota pro. Zgjedhjet…

Lexo më shumë

Deputeti nga Gjermania, Deli Balidemaj, kalon nga Partia e Gjelbër në Unionin Kristian Social (CSU)

Partia CSU qeveris në Bavari që nga viti 1957 në kontinuitet. Respekt për hapin e madh të deputetit Balidemaj, i cili vendimin e arsyeton me faktin se më tej nuk mund të identifikohet me Partinë e Gjelbër, veçanërisht për temat kyçe si Migracioni dhe siguria e brendshme. Deli Balidemaj, përveç që është deputet në parlamentin e Bavarisë së Epërme, ka edhe dy pozita të tjera me rëndësi: këshilltar në Këshillin Bashkiak të Mynihut dhe nënkryetar i parë i Asamblesë München-Feldmoching/Hasenbergl. Balidemaj, i afërt me politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë, përmes…

Lexo më shumë

Bruno Selimaj – patriot e ambasador

Bruno, thjesht të gjithë e njohin me emrin Bruno. Por t’i pyesësh shqiptarët e zonës metropolitane të Nju Jorkut ose edhe në krejt SHBA-në nuk e dinë se ku t’ia fillojnë për Brunon. Një gjysmë shekulli dera e Brunos ka qenë e hapur për të gjithë në stilin e atyre malësorëve të vjetër të Nokshiqit, që fatkeqësisht kanë mbetur pak.Sikur bujkun e thjeshtë të Vuthajve apo presidentin Shqipërisë, të gjithë Bruno karizmatik i ka pritur me një buzëqeshje të thjeshtë e me fjalët “ Mirë se t’ka pru Zoti”. Respekti…

Lexo më shumë

Minierat e Dardanisë që furnizonin Romën

Monedha të kohës së sundimit të Trajanit me mbishkrime Metalli Dardanici ose vetëm Dardanici Xehetaria ka ekzistuar në Mbretërinë Dardane qysh në parahistori, ndërsa në kohën romake, që nga shekulli II i erës sonë, minierat e Dardanisë e kanë furnizuar Romën me metale fisnike për punimin e monedhave e gjerave të luksit e po ashtu nga guroret eksploatohej guri për punimin e monumenteve sepulkrale e sakrale, për shtatore dhe për elemente arkitektonike Nga Prof Dr Naser FERRI Autorët antikë, siç ishte rasti me Justinin, e përmendin Mbretërinë Dardane në shekullin…

Lexo më shumë

Dega e LDSH Guci: Reagim pas prononcimit dhe dorëheqjes së Asdren Çelaj

**Dega e LDSH Guci, përmes një prononcimi publik, ka reaguar ndaj deklaratës së Z. Çelaj, duke shprehur qëndrimet e Degës së LDSH-së dhe duke sqaruar pozicionin e këtij subjekti politik karshi ish-anëtarit dhe aktivistit të tyre.** **Prononcimi i plotë i LDSH-së, dega Guci:** Dega e LDSH Guci ishte në dilemë a të përgjigjet a jo në përrallat dhe manipulimet që i ka shkruar ish nënkryetari i LDSH Asdren Çelaj por për hirë të qytetarëve vendosëm që ti përgjigjemi. Pas analizimit të veprimeve dhe deklaratave të fundit të Asdren Çelaj, jemi…

Lexo më shumë