Neglizhenca e vazhdueshme ndaj Diasporës Shqiptare nga Mali i Zi – Dita e Diasporës si simbolikë pa përfaqësim të vërtetë


Diaspora shqiptare me origjinë nga trojet shqiptare në Mal të Zi ka luajtur dhe luan  rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendlindjes.

 Përkunder ketij fakti, institucionet shtetërore vazhdojnë të tregojnë mungesë serioze të përfshirjes dhe mbështetjes reale për këtë komunitet.

Pos tjerash, kjo vërehet edhe në organizimin e aktiviteteve qe i dedikohen diasporës, të cilat shpesh mbeten thjesht ne suaza te manifestimeve simbolike, pa ndonjë përmbajtje të mirëfilltë gjithëpërfshirëse.

Ministria e Diasporës e Malit të Zi, së bashku me komunat, ka paralajmeruar këto ditë organizimin e manifestimit Ditët e Diasporës, me qëllim të forcimit te lidhjeve mes vendit amë dhe mërgimtarëve. Në një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal, ministri Mirsad Azemoviq u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e komunave për të kontribuar në këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të koordinuar për të arritur suksesin e dëshiruar.

Megjithatë,  shqetësim i vazhdueshëm mbetet përjashtimi i shqiptarëve nga proceset vendimmarrëse dhe informative. Shembull konkret i kësaj qasjeje është fakti se Lajmëtari i Diasporës, platforma zyrtare për diasporën, publikohet vetëm në gjuhën malazeze, duke lënë jashtë një pjesë të madhe të shqiptarëve që kontribuojnë  për trojet stërgjyshore. Për më tepër, në takimin për organizimin e Ditëve të Diasporës mungoi çdo referencë e qartë për përfshirjen e diasporës shqiptare në një mënyrë të strukturuar dhe të denjë.

Mbi të gjitha, edhe Ligji për Diasporën nuk është i disponueshëm në gjuhën shqipe, pavarësisht se dihet mirë që pjesën dërrmuese të diasporës e përbëjnë shqiptarët. Ky fakt është tregues i qartë i mospërfilljes institucionale ndaj një komuniteti që ka dhënë dhe jep vazhdimisht kontribut të jashtëzakonshëm në çdo aspekt .

Valle çka ka bërë Qeveria e Malit te Zi për tërheqjen e investimeve te diapores apo krijimin e lehtesirave per investime, asgje ne kete drejtim, byrokraci, nderskamca institucionale dhe asgje konkrete.

Ky trajtim jo i barabartë tregon se diaspora shqiptare vazhdon të shihet si një faktor irelevant e periferik, pavarësisht rolit dhe kontributit të saj të madh në trojet e veta. Nëse Mali i Zi synon të ndërtojë një shoqëri vërtet multietnike, multikulturore  dhe të integruar, është thelbësore që të respektojë dhe të përfshijë në mënyrë të barabartë të gjitha komunitetet, duke garantuar qasje të drejtë në informacion, vendimmarrje dhe përfaqësim të denjë në të gjitha nivelet.

Esad Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot