Unifikimi i partive politike në Guci: Cilat dikastere udhëhiqen sot nga shqiptarët në këtë komunë

Në komunikim me kryesuesin e Koalicionit “Shqiptaret Bashka për Guci”, Bujar Hasangjekaj, qe tashme është kryetar i Kuvendit Komunal ne Guci, i cili ne një bisede te shkurtër me redaksinë tonë na përshkroi situatën e tanishme, pra 9 muaj mbas zgjedhjeve lokale ne Guci. Nder te tjera, Hasangjekaj na beri me dije qe tashme shqiptaret kane disa pozita udhëheqëse, dukshëm me shume sesa kane qene ndonjëherë ne kete komunë. Koalicioni Shqiptar ne qeverisje lokale ne Guci, sipas marrëveshjes tani ka: 1. Kryetarin e Kuvendit – Bujar Hasangjekaj 2. Sekretarin e…

Lexo më shumë

Intervistë me inxh.Skender Gjonbalaj: Brezërit e Vuthajve ndër shekuj dhe digjitalizmi i tyre

Historia e trojeve tona ndër shekuj në shumicën e rasteve është bartur përmes gojëdhënave. Bartja dhe vazhdimësia e kujtesës së rrënjëve të vëllazërive ka ndërlidhur edhe fiset shqiptare. Për tu mos shuar dhe harruar gjurmët e bartura dhe trashëguar  ndër shekuj gjeneratë pas gjenerate, kohëve të fundit një punë të shkëlqyeshme për fshatin Vuthaj  është duke bërë inxh. Skender (Shaban) Gjonbalaj. I lindur ne Vuthaj, Skenderi edhe pse në moshë të re me familje shkuan në Prishtinë, ai sërish mendjen dhe shpirtin e ka aty në vendlindje, në Vuthaj dhe…

Lexo më shumë

Vizita e Abazoviq në Plavë e Guci: Qeveria po ndjek një politikë integrimi

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Komunën e Plavës, Abazoviq bisedoi me kryetarin e kësaj komune, Nihad Canoviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke theksuar kënaqësinë e tij që është në mundësi për të bërë një vizitë zyrtare në Komunën e Plavës, Nënkryetari i Qeverisë Abazoviq ka deklaruar se Qeveria e Malit të Zi është duke ndjekur një politikë integrimi dhe dëshiron të ndryshojë qasjen e qeverive të mëparshme të cilat kanë diskriminuar komunat periferike të vendi. Duke vënë në dukje se kjo zonë disponon me  potenciale të mëdha natyrore, siç…

Lexo më shumë

Kryeparlamentari i Gucisë, Bujar Hasangjekaj, takohet me Kryeparlamentarin e MZ, Aleksa Beçiq

Kryeparlamentari i Gucisë, njëheri edhe drejtori politik i LDSH-së, Bujar Hasangjekaj, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Gucisë, Mesud Çekiq, u takuan me Kryeparlamentarin e Malit të Zi, z. Aleksa Beçiq. Gjatë takimit, Kryeparlamentari malazez theksoi se Parlamenti i Malit të Zi paraqet vendin për dialog, në të cilin duhet të afirmohen temat të cilat janë të një rëndësie të veçantë për përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm shoqëror. Siç kumtohet nga Kuvendi i Malit të Zi, Beçiq ka përshëndetur iniciativën për vendosjen e komunikemeve më intensive me vetëqeverisjet lokale. Bashkëbiseduesit…

Lexo më shumë

Enver Ulaj: Krahina e Plavë Gucisë në “Gjamë” të Historisë

Në revistën e famshme letrare “Jeta e re” nga Prishtina autori Enver Ulaj na sjell një rrëfim që përmes letërsisë na kthen në vitin e pafat 1913 dhe hyrjen fatkeqe të Malit të Zi në Plavë e Guci. Ky është një rrëfim për gjamën që e gjeti këtë krahine gjithmonë shqiptare (foto Plava 1912) GJAMA  Enver Ulaj “Dhe prania e Perëndisë u largua nga Moisiu, kështu që lavdia e tij nuk ishte mbi Moisiun; dhe Moisiu u la vetëm. Dhe ndërsa u la vetëm, ai ra përtokë.” (Pjesë e shkëputur…

Lexo më shumë