Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit (1943–1944): një analizë kauzale e proceseve politike

Ky artikull shqyrton marrëdhënien shkak–pasojë ndërmjet gjenocidit ndaj popullsisë myslimane – shqiptare e boshnjake në Sanxhak, veçanërisht në Bihor në janar 1943, formimit të Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe mbajtjes së Konferenca e Bujanit.  Teza qendrore argumenton se Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk përfaqësonte vetëm një projekt nacionalist shqiptar, por edhe një reagim politik të kushtëzuar nga dhuna gjenocidale dhe frika ekzistenciale e popullsisë myslimane, ndërsa Konferenca e Bujanit u shfaq si përpjekje e strukturave komuniste për të neutralizuar këtë mobilizim dhe për ta kanalizuar atë brenda diskursit antifashist jugosllav.…

Lexo më shumë

Ndryshimet ligjore penalizojnë studentët shqiptarë: kosto të larta, vonesa dhe rrezik i braktisjes së studimeve në gjuhën amtare

Ilustrim Disa studentë dhe prindër të tyre, të shqetësuar dhe të pakënaqur me pasojat që po sjellin ndryshimet e fundit ligjore në fushën e njohjes dhe barazimit të diplomave kanë kontaktuar gazetën e përjavshme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Koha Javore. Sipas gazetarit dhe profesorit Ismet Kallaba, nga një shkrim i tij rreth kësaj problematike, ata theksojnë se, ndonëse kanë kryer me sukses procedurën e njohjes së diplomës, shumë kandidatë shqiptarë nuk po lejohen t’i nënshtrohen provimit profesional pa e përfunduar më parë procesin e barazimit të kualifikimit,…

Lexo më shumë

Ndërroi jetë në SHBA Pjetër Leka Ivezaj – dallëndyshja që tronditi Jugosllavinë komuniste dhe paralajmëroi pranverën e lirisë shqiptare

Ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Pjetër Leka Ivezaj, një nga figurat më domethënëse të rezistencës shqiptare në mërgatë dhe një rast unik politik që e detyroi Jugosllavinë komuniste të përkulet përballë presionit amerikan dhe angazhimit të fuqishëm të diasporës shqiptare. Pjetër Ivezaj nuk ishte vetëm një aktivist i përkushtuar, por një simbol i gjallë i faktit se regjimi jugosllav, pavarësisht propagandës së tij “liberale” ndaj Perëndimit, ushtronte represion brutal, diskriminim sistematik dhe drejtësi politike ndaj shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Arrestimi i tij në verën…

Lexo më shumë

Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin: Një histori zvarritjeje, heshtjeje dhe mungese vullneti “Kush po e bllokon dhe pse?”

 30 janar 2026 Gjergj Kastrioti Skënderbeu është një nga figurat më të njohura dhe më të nderuara të historisë evropiane të shekullit XV. Për shqiptarët, ai përfaqëson simbolin e lirisë, qëndresës dhe identitetit kombëtar; për Evropën, një figurë kyçe në mbrojtjen e kontinentit. Pikërisht për këtë arsye, përmendorja e Skënderbeut është e vendosur pothuajse në çdo vend ku jetojnë shqiptarët, si dhe në dhjetëra qytete të tjera në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, deri në Romë, Londër, Bruksel, Gjenevë dhe disa qytete…

Lexo më shumë

Akademia e Shkencave hap platformën online të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftuar hapjen e platformës online të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe. Mësohet se për hapjen e këtij fjalori punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh. Kjo u realizua nën drejtimin e Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, Akademik Valter Memishaj dhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj. Më tej bëhet me dije se hapi përfundimtar do të jetë shtypi i veprës në dhjetë vëllime vitin që vjen. “Nga dita e sotme, datë 12.01.2026, ora 00:00, është hapur për përdoruesit faqja e “Fjalorit të madh…

Lexo më shumë