Bazuar në një shkrim të portalit Seher.me, Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) e Gucisë, së bashku me partitë opozitare shqiptare, mund të marrin drejtimin e Komunës së Gucisë. Sipas informacioneve jozyrtare, PDS-ja opozitare dhe partitë shqiptare janë të gatshme t’ua lëshojnë Socialdemokratëve (SD) postin e kryetarit të komunës, me qëllim formimin e një pushteti të ri lokal.
Këtë mundësi e ka paralajmëruar disa ditë më parë edhe deputeti i SD-së, Nikola Zirojeviq, duke theksuar se një skenar i tillë është i mundshëm në rast se Partia Boshnjake (BS) vendos të rrëzojë pushtetin aktual në Bjellopojë.
Në rast të realizimit të këtij zhvillimi politik, Partia Boshnjake në Guci do të kalonte në opozitë.
Zgjidhja përfundimtare e situatës politike në Komunën e Gucisë pritet në ditët në vijim.
Sqarim lidhur me shkurtesat dhe emërtimet në shqip të disa partive malazeze:
- DPS (Demokratska Partija Socijalista) – Partia Demokratike e Socialistëve, partia e ish-presidentit Milo Gjukanoviq
- SD (Socijal Demokratska Stranka) – Socialdemokratët e Malit të Zi
- BS (Bošnjačka Stranka) – Partia Boshnjake