Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Rexhep Qosjes i cili vdiq në moshën 89-vjeçare. Kjo akademi thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe anëtarit të saj e morën gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. “Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Ndahet nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur nga Vuthajt, Rexhep Qosja — varrimi u mbajt në rreth të ngushtë familjar
Sot, më 23 prill 2026, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur shqiptar, bashkëvendasi ynë nga Vuthajt, Rexhep Qosja. Sipas njoftimit të nipit të tij, Valjet Rexhepi, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në përputhje me dëshirën e të ndjerit. Familja ka bërë të ditur gjithashtu se, me vullnetin e Qosjes, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale. “Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.…
Lexo më shumëPolicia e Malit të Zi publikon foton e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Podgoricë
Policia malazeze ka publikuar fotografitë e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion. Drejtoria e Policisë ka publikuar fotografitë e Vehad Muriqit (25), i dyshuar për vrasjen e trefishtë në lagjen “Stari Aerodrom” në Podgoricë. Në njoftim thuhet se policia, në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, po ndërmerr masa urgjente për lokalizimin dhe arrestimin e tij, raporton vijesti.me. Autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për këtë person, ta raportojnë në stacionin më të…
Lexo më shumëPeshteri dhe Tutini në optikën e Ejup Mushoviqit
Libri i Dr. Ejup Mušović Tutin i Okolina paraqet një nga studimet më të rëndësishme etnografike dhe historike për trevën e Tutinit dhe Rrafshnaltën e Peshterit. I botuar nga Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në vitin 1985, ky punim mbetet një burim me rëndësi të veçantë për studiuesit që merren me historinë, etnografinë dhe përbërjen etnike të Sanxhakut. Ismet Azizi: Analizë e librit Tutin i Okolina (Beograd, 1985) Hyrje Libri i Dr. Ejup Mushoviq Tutin i Okolina paraqet një nga studimet më të rëndësishme etnografike dhe historike për trevën e Tutinit dhe Rrafshnaltën e Peshterit. I botuar nga Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në vitin 1985,…
Lexo më shumëVrasje e trefishtë në Podgoricë – viktimat dhe i dyshuari raportohet se janë nga Rozhaja
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku janë gjetur tre persona të pajetë në lagjen “Stari Aerodrom”. Sipas mediave lokale, viktimat janë tre burra të rritur, ndërsa sipas informacioneve, dy prej tyre janë vëllezërit Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27), me origjinë nga Rozhaja. Policia dyshon se krimi ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve personale mes viktimave dhe të dyshuarit, duke përjashtuar lidhjet me grupe kriminale. “Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë…
Lexo më shumë