Biznesmeni i njohur nga Kosova, Naser Ramaj, është arrestuar të enjten në Mal të Zi nën dyshimin për shmangie të taksave. Siç raporton mediumi malazez “Vijesti“, Ramaj ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, prej më shumë se dy milionë eurosh. Sipas raportit të policisë malazeze, Ramaj dyshohet se ka shmangur tatimin si një nga pronarët e kompanisë “Alart Centar Budva”. Kallëzimi penal kundër tij është bërë nga zyrtarët policorë, të cilët kanë nisur hetimet për këtë çështje. Naser Ramaj është i njohur për investimet e tij në ndërtimin e komplekseve…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
TAKIMI I TRETË TRADICIONAL I NJË GJENERATE
Shkolla e Mesme Teknike, dega Kimi-Teknologji, në Obiliq, atëherë komuna e Prishtinës. (Viti shkollor, 1978/’79) Restoranti “CALIFORNIA”, Milloshevë, komuna e Kastriotit.E shtunë, 03 gusht 2024. Temperatura 25°C. PJESA E PARË: 1. Takimet e kësaj Gjenerate janë bërë traditë për këtë brez. Sivjet për të tretën herë radhazi janë bashkuar shoqet dhe shokët e klasës, gjeneratë kjo që mësimet i kanë ndjekur në Shkollën e Mesme Teknike, dega Kimi-Teknologji, në Obiliq, (gjatë viteve shkollore, 1975/’76 – 1978/’79).Përkatësisht në Qendrën Shkollore Teknike “Nikolla Teslla”, tash me emrin e Heroit të Kosovës “Ismail Dumoshi”. Këto takime të çdo vitshme, mbahën të…
Lexo më shumëDy pakica, dy standarde
Shkruan: Refik HASANI Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë,do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke u pasivizuar adresat si një pastrim etnik. Pardje,Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga ashtuquajtura ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’. Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele, gjatë gjithë kohës edhe pas datës 10 qershor të vitit 1999, ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre…
Lexo më shumëPasivizimi i adresave nga Serbia, shqiptarët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore në Luginë e Preshevës
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta gjithëpopullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre. “Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur…
Lexo më shumëNikollë Camaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi
Deputeti i Forumit Shqiptar nga radhet e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, nga radhët e pakicave. Për Camajn votuan 43 deputetë, pa asnjë votë kundër. Deputetët e Partisë Boshnjake (PB) nuk morën pjesë në votim. Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me aktivitete të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme”, thuhet në dokument. Camaj ka qenë edhe ndihmës…
Lexo më shumë