Gjukanoviq i jep mandatin Abazoviqit për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë ia ka dhënë liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviq. Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Gjukanoviq dhe Abazoviq janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend t’ia japë mandatin. “Konsultimet për mandatarin e kryeministrit për përbërjen e Qeverisë, në të cilat ishin ftuar përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e…

Lexo më shumë

Mali i Zi, mbahen protesta pro Rusisë

Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë. Dhjetëra protestuese mbanin flamuj rusë, serbë dhe të Perandorisë Ruse me parulla pro Rusisë: “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë”. Poashtu në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”. Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi i ashtuquajtur “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt…

Lexo më shumë

DPS dhe Partia Boshnjake dorëzuan listën zgjedhore në Ulqin

Sot në Ulqin është dorëzuar lista “PO, për Ulqinin dhe Malin e Zi!” për zgjedhjet e ardhshme lokale e cila përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake kurse bartësi i kësaj liste është Dr. Haki Mavriq. Mavriq theksoi se Ulqini gjithmonë ka qenë qendër e multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit dhe se dallimet tona janë pasuria jonë, transmeton Ulqini Online. “Pas katër vitesh, ka ardhur koha që të gjithë ne të rishqyrtojmë zgjedhjen e njerëzve të cilëve do t’u besojmë më 27 mars për të menaxhuar zhvillimin e qytetit tonë…

Lexo më shumë

Forca dorëzon listën për zgjedhjet lokale në Ulqin

Zgjedhjet lokale të datës 27 mars 2022 i shohim si mundësi për të vendosur standarde të reja në administrimin e Komunës së Ulqinit. Vetëdija demokratike e qytetarëve të Ulqinit sot është në një nivel shume më të lartë dhe janë krijuar kushtet që në këto zgjedhje të garojmë me programe cilësore dhe zgjidhje të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Ulqinit, kështu thuhet në një kumtesë për opnion të Forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online. Do të keni mundësi që të…

Lexo më shumë

Koalicioni UDSH – LD në MZ prazanton listën zgjedhore

Duke qenë se me 27.03.2022 do të mbahen zgjedhjet lokale, përpara jush ju prezantojmë listën e perbashkët të koalicionit të vetëm shqiptar Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, kështu thuhet në një shkrim në faqen e UDSH-së në rrjetet sociaale, transmeton Ulqini Online. Lista e kandidatëve për këshilltar/re në Kuvendin e komunës së Ulqinit nga ky koalicion është: Mehmet Zenka Driton Salaj Jasmina Hasa Arben Tafa Mirsad Grdoç Vebi Hardolli Bjondina Kim Mehmeti Halil Truma Gazmond Kaleziq Ardita Rama Valon Dasharami Adnan Alibegu Zuke Hasanaga…

Lexo më shumë