Rama: Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me sulmin ne Kosove, ku mbetën të vrarë 3 persona ndërsa një u plagos. “Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.” Tre persona, mes tyre dy nxënës, kanë vdekur ndërsa një person u plagos nga një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të…

Lexo më shumë

Kurti: U tronditëm nga ngjarja në Deçan, ngushëllime familjarëve, policia e mobilizuar për hetim

Ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti lidhur me ngjarjen e rëndë me 3 të vdekur në Deçan mbrëmjen e sotme. Kurti shkruan në Facebook se lajmi ishte tronditës duke u shprehur ngushëllime familjarëve në emër të qeverisë së Kosovës. Ai shton se policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi. Kurti: Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur…

Lexo më shumë

Nimanbegu: Ta rrëzojmë Qeverinë dhe Malin e Zi ta kthejmë në rrugën e duhur

Deputeti Genci Nimanbegu deklaroi se do të votojë për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe do të mbështesë çdo zgjidhje që do ta kthejë Malin e Zi në rrugën e duhur. Kjo, thekson ai, nuk do të thotë se do të jenë pjesë e qeverisë së re sepse nuk duan të jenë thjesht një “dekor”. “Siç kemi negociuar me qeverinë pro-serbe, do të negociojmë edhe me qeverinë pro-malazeze. Sado të drejta të duken zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ato nuk premtojnë rrugëdalje nga situata aktuale, tha Nimambegu. Ai vlerëson se të gjithë…

Lexo më shumë

28 Nëntori: Qyteti i Nju Jorkut stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit (foto)

Nga Beqir SINA – New York 28 Nëntori edhe këtë vit, në Shtetet e Bashkuara e Kanada erdhi me një serë aktivitetesh për nder të Ditës së Flamurit – 109 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë .    Shqiptarët në zonën e Nju Jorkut,  sipas një tradite e nderojnë këtë ngjarje historike me ngritjen flamurit kuq e zi në qytetin e Nju Jorkut, dhe qyteteve të tjera, Çikago, Detroit, Boston, Filadelfia, Stanford dhe Toronto – Kanada, gjatë ceremonive qendrojn dy  flamur ai shqiptar dhe amerikan për t’u valëvitur krah njëri tjetrit.…

Lexo më shumë

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri – këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara

Në Elbasan të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e rregullt e dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa pas mbledhjes u nënshkruan 13 marrëveshje. Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u nënshkrua marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi. Këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së…

Lexo më shumë