U promovua libri “Husajt e Malësisë së Rozhajës” të autorit Haxhi Lajçi

Në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë u bë promovimi i librit“Husajt e Malësisë së Rozhajës” të autorit Haxhi Lajçi, një libërky monografik për banorët e fshatit Husaj që gjindet 8 km largqytetit të Rozhajës. Ku këta banorë të fshatit Husaj, të fisit Lajçi, që kryesisht kanë mbiemrin Lajçi dhe Husaj. Në emër te insitucioneve komunale në Pejë foli drejtori i arsimit, z. Besim Avdimetaj. Ndërsa në emër të Këshillit Kombëtar tëShqiptarëve në Mal të Zi, foli kryetari Faik Nika, i cili theksoi, “Ne shqiptarët që jetojmë në trojet tona, pavarësisht se në cilinshtet jetojmë sot, padrejtesisht të ndarë në disa shtete ngahistoria dhe Fuqitë e medha, ne sot punojmë dhe veprojmë atyku jemi, në ato shtete ku jemi, për të ruajtur, kultivuar e promovuar kulturën, gjuhën dhe traditat tona. Shembulli më imirë është sot i zotit Haxhi, i cili na ka mbledhur sot në këtëtubim, për të promovuar vepren e tij në gjuhën shqipe, e cilaështë themel i fortë për të mbrojtur identitetin tonë. Veprimtariae Haxhiut dhe veprimtarëve tjerë nga Rozhaja, Plava, Gucia, Malësia, Ulqini, Kraja që kanë karakter kombëtar, e që meritonnjë lavdatë.“ Për librin foli recensenti Prof. Dr. Valdet Hysenaj: “Libri që nëfillim trajton Kelmendin si territor, gjenezen, levizjet hapsinoretë banorëve, duke marrë si pikënisje defterin e Sanxhakut të mbiShkodrës të vitit 1485, e për të vazhduar me mendimet dhestudimet e autorëve të tjerë, që nga Koronelli e deri tek zonjaDurham. Për të vazhduar me origjinën e Kelmendasve, Vukel, Nikç, Selcë, Luftën 500 vjeqare në Peranorinë Osmane, pastajmesjeten, legjendet e origjinës së fisit të tij. Në këtë vepër gjejmëshumëçka me vlerë, që nga Husajt dhe shtrirja gjeografike, kushtet e popullatës së Rozhajës në vitet e 30-ta, Sharrat e ujit, pyjet dhe tokat e Husjanëve nën mbretërine Serbo-Kroate-Sllovene, tragjedinë e Ishtedimit në epiken popullore. Ndërtimi igjeanologjisë të djemve të Tahir Husit, historinë e nipave dhestërnipave. Nipat nga kohërat më të lashta, pjesëmarrsit nëluftën e Pazarit, aktgjykimi i ashtuquajturit i rastit të RexhëKrasniqit, Vrasjet dhe burgosjet e Husjanëve gjatë gjithëkohës.” Të pranishmit gjithashtu i përshendetën Marash Dedvukaj, Ramiz Qorraj, Gjergj Camaj, Velia Muriq, Shefko Liçina, IsmetHoxha, Sokol Daci, Agim Berdynaj, Rrahman Lajçi, DedëNdrecaj, Enver Muratoviq, Zeqir Mehmetaj, duke e përgëzuarautorin për vepren dhe uruar suksese. Faruk Daci Në fund autori falenderon Fondin për pakica për financimin e këtij libri, si dhe falenderon personat që kanë qenë shtyllepërkrahjeje të kësaj vepre: Qerim Ukë Lajçi, Kadrush Selman Husaj, Xhemë Husaj, Ismet Hoxha, Feride Lajçi – Ganiq, Isa Qorraj, Ukë Ramë Lajçi, Azem Sadri Husaj, Mehmet Ali Husaj, Avdi Brahim Husaj, etj. 

Lexo më shumë

Shoqata “Malësia e Madhe” në New York mblodhi 30 mijë dollarë për studentët malësorë

Në datën 12 nëntor, Shoqata “Malësia e Madhe” me seli në New York, organizoi mbrëmjen e përvitshme me qëllim mbledhjen e fondeve në shërbim të vendlindjes. Sekretari i Shoqatës, z. Senat Lulanaj hapi mbrëmjen duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe duke i falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët. Fjalimin e rastit e mbajti kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” z. Nikollë Junçaj, i cili foli për veprimtarinë 27-vjeçare të kësaj shoqate. Ai theksoi se Shoqata “Malësia e Madhe” është një ndër shoqatat më të mirëorganizuara të diasporës shqiptare, dhe…

Lexo më shumë

Kosova pjesë e Samitit të Demokracisë në ShBA, Osmani falënderon presidentin Biden për ftesën

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ftesën në Samitin për Demokraci, që pritet të mbahet në 9 dhe 10 dhjetor. Osmani ka shkruar se për ftesën është njoftuar pas takimeve në Washington. “Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë…

Lexo më shumë

Pastrimi i parave për Cosa Nostra-n: Shpallet në kërkim Rezart Taçi, përmendet edhe Presidenti Gjukanoviq

SPAK lëshoi urdhra arresti për sipërmarrësin Rezart Taçi dhe dy bashkëpunëtore të tij, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash. Mediat malazeze i kane dhënë një hapësirë te konsiderueshme këtij lajmi dhe implikimin apo përmendjen e presidentit Gjukanoviq në këtë afër të korrupsionit  ndërkombëtare. Sipërmarrësi Taçi është në kërkim, pasi rezulton të jetë jashtë vendit, ndërsa dy bashkëpunëtorët, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, janë vënë në pranga. Sipas SPAK-ut, nga provat e grumbulluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos në…

Lexo më shumë

Në lumin Lim të Plavës u gjet trupi i pa jetë i një mashkulli

Në Plavë pran fshatit Brezovicë sot në oret e mengjezit u gjet trupi i pa jetë i një mashkulli të moshuar, lajmron portali Dan.  Trupi i mashkullit u gjet në lumin Lim.  Nga lajmet e para thuhet se në trup janë gjetur plagë në qafë nga siq duket nga mjete te mprehta.  Portali Dan thotë se vazhdojn hetimet nga ana e Policisë. Burime të pa konfirmuara te portalit tonë na bëjnë mw dije se personi i gjetur në lumin Lim është i nacionalitetit malazez dhe ka mbiemrin Rajkoviq.

Lexo më shumë