Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet (përmes Asociacionit të Komunave Serbe), por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, përkundër se SHBA kërkon saktësisht të kundërtën. Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.  Tutje, kryeministri tha se kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, asnjëherë. Sipas tij,…

Lexo më shumë

Guardian: Bosnja në rrezik të ndarjes dhe konfliktit

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe tha se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.   Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar…

Lexo më shumë

Saga juridike e Manastirit të Deçanit – pritjet e Kishës dhe qëndrimi i Qeverisë

Bekim Bislimi Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndaj Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprime mbi të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit, nuk ka mbështetje ligjore, vlerësojnë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se nuk ekziston ndonjë sanksion konkret, penal apo çfarëdo qoftë, në ligj apo Kushtetutë, për subjektet që refuzojnë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese: Prokuroria e Shtetit të ndërmarrë veprime Më 24 shtator, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Shtetit,…

Lexo më shumë

Le Matin (1914): Intervista me kryeministrin Turhan Pasha mbi trazirat e brendshme në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2021 “Le Matin” ka botuar, të dielën e 31 majit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, kreun e qeverisë shqiptare, në lidhje me trazirat e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Imbroglio shqiptar Një intervistë me Turhan Pashën  Durrës, 29 maj – Shkresë nga i dërguari special i “Matin”. — Sot u prita në audiencë nga Turhan Pasha, kreu i qeverisë shqiptare. Pavarësisht ngjarjeve të ditëve…

Lexo më shumë