Qeveria e Kosovës ndau 2 milionë euro për shqiptarët e Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët atje kanë mirëpritur dhe janë mirënjohës ndaj Qeverisë së Kosovës që ndau 2 milionë euro për ta. Mustafi këtë e quajti hapin e parë drejt instutcionalizimit të mbështetjes politike dhe administrative karshi shqiptarëve të Preshevës, njofton Klan Kosova. “Kjo është hera e parë që është vendosur në kornizën buxhetore edhe mbështetja ndaj Luginës së Preshevës dhe krahas kësaj presim që vitet e ardhshme që kjo të rritet. Besoj që përveç mbështetjes morale që kanë nevojë shqiptarët është…

Lexo më shumë

Kush po e përgatit Dritan Abazoviqin si kryeministër të Malit të Zi

Tashmë prej një viti mazhoranca proserbe e Malit të Zi e ka futur vendin në një rrjedhë të pasigurtë e të paqartë politike dhe gjeostrategjike. Njerëzit dhe konceptet panserbe e proruse të mazhorancës aktuale, kanë bërë që Perëndimi të ndryshojë qëndrim: nga një status quo dyshuese, të kalojë në një veprim të fortë në një vend anëtar të NATO-s, ku SHBA e Perëndimi kanë interesa të rëndësishme strategjike. Për një periudhë të shkurtër kohore, i dërguari i SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar ka thirrur në Uashington numrin dy të qeverisë…

Lexo më shumë

Miss Serbia heq dorë nga konkursi i bukurisë pas fotos me simbolin shqiptar

Miss Serbia, Valentina Petroviç është tërhequr nga konkursi i bukurisë “Miss Interkontinental”. Kjo erdhi pas kritikave të shumta që mori në mediat serbe për foton ku ajo pozon duke bërë simbolin e shqiponjës së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga Frontina Gashi, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkurs, shkaktoi zhurmë të madhe mediatike në Serbi. Petrovic shkroi në Instagram se ajo “nuk kishte qëllime të këqija” dhe se bërja e fotografisë ishte “pamaturi e momentit dhe spontanitet budalla”.  “Shteti…

Lexo më shumë

Mali i Zi me ligjin anti-mafia, do të konfiskohen pronat e pajustifikueshme

Ligji që do të rregullojë çështjen e konfiskimit të pasurisë me origjinë të panjohur, do të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe shtoi se ky akt mund të quhet edhe ligj kundër mafias.  Përfaqësuesit e qeverisë malazeze sot kanë prezantuar modelin e konfiskimit të pasurisë me origjinë të kundërligjshme, pas së cilës do të ketë debat publik për atë akt, e më pas do t’i kalohet Kuvendit për kumtim. Abazoviq tha se ligji do të jetë sistematik dhe…

Lexo më shumë