Reagon NATO: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit

Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante. Një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”. Në përgjigjen e zyrtarit të…

Lexo më shumë

KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit, ishim në komunikim të vazhdueshëm më institucionet përkatëse

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion kundër kontrabandës së mallrave, operacion ky që u zhvillua në katër lokacione, ku u prangosën katër persona, e pesë tjerë janë në kërkim. Policia po ashtu bëri të ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj. Në njoftimin zyrtar nga Policia thuhet se, në rajonet tjera operacioni policor ka…

Lexo më shumë

Kurti: Kontrabandën do ta parandalojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni në disa lokacione të Kosovës, përfshirë edhe në veri të vendit, kundër kontrabandës ka përfunduar, duke u zotuar se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos “bien pre” e disa raportimeve të “disa mediave në Serbi”, që sipas tij duan ta politizojnë dhe etnizojnë këtë aksion. “Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që…

Lexo më shumë

Paralajmëron Rexhep Qosja: Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhë!

Akademiku Rexhep Qosja, tha se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhë. Duke përmendur tri data të rëndësishme për historinë e shqiptarëve, Qosja shtoi se e katërta dhe më e rëndësishme do të jetë dita e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. “Shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike të bashkohen sepse janë populli më i vjetër në këto troje. Kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike dhe politike. Populli shqiptar po t’i jepej mundësia të vendoste për fatin e tij, do të vendoste për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.…

Lexo më shumë

ËSHTË GJETUR ARSENALI I ARMATIMIT NË MAL TË ZI, ARRESTOHET NJË PERSON

Policia e Malit të Zi ka arrestuar Radosav Jelleniq, ish punonjës i policisë,  në Podgoricë pas bastisjes së shtëpisë së tij dhe të objekteve ndihmese ku ka gjetur sasi të mëdha të armatimit ushtarak dhe të mjeteve shpërthyese,  ka kumtuar Drejtoria e policisë së Malit të Zi. Tek ai janë gjetur mitralozi M-84, pushka automatike M-70 me 8 krehër municioni, pushka Mauser, pushka Zastava Arms M-70 me dylbi, karabina e gjyetisë M-98,  revolja Bereta me numer të shlyer, dhe revolja Brawing me sielenciator. Pos këtyre armëve me këtë rast janë gjetur edhe 14…

Lexo më shumë