Rrëzohet një avion në Vermosh, piloti dhe pasagjeri braktisin mjetin

Një avion i vogël, tip Piper, është rrëzuar në zonën e Vermoshit para dy ditëve në Malësinë e Madhe. Mësohet se avioni ka pësuar defekt gjatë fluturimit dhe është ulur në një zonë në rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Dyshohet se brenda në avion kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë braktisur mjetin pasi kanë arritur të ulen. Policia tha se ka marrë njoftim për rrëzimin e avionit rreth orës 12:30, në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Për në vendin e…

Lexo më shumë

Shtatë kongresmenë i dërgojnë letër Biden dhe Blinken për situatën me targa mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave. Ritchie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mandaire Jones, Corolyn B. Maloney dhe James P. GcGovern i kërkojnë SHBA që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan “Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të rithekson se SHBA do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë…

Lexo më shumë

I caktohet paraburgimi vrasësit të shqiptares nga Tuzi pasi refuzoi lidhjen më të, në Gjykatë e tha vetëm këtë fjali

Sheila Bakia Për shkak që Sheila Bakia nga Tuzi nuk dëshironte që ta vazhdonte lidhjen më të, Ilir Gjokaj (28 vjeç), më 30 shtator e nxori revolën, e më pas shtiu në 19 vjeçaren. Kështu shkruan në raportin për përcaktimin e paraburgimit të Gjokajt, i dyshuar për vrasje të rëndë të ish të fejuares së tij dhe plagosjes së babait të saj, Shaban Bakisë (42 vjeç). Paraburgimi prej 30 ditësh i është caktuar dje nga gjyqtari Vladimir Novoviq i Gjykatës së Lartë, me arsyetimin se qëndrimi në liri i Gjokajt…

Lexo më shumë

Mali i Zi arreston ish-zyrtarin rus Igor Chuyan i kërkuar për mashtrim financiar

Gjykata e Lartë malazeze në Podgoricë ka urdhëruar ndalimin e ish-kreut të Shërbimit rus për Rregullimin e Tregut të Alkoolit, Igor Chuyan pasi policia e kishte arrestuar atë në qytetin bregdetar të Tivarit. Policia deklaroi se zyrtari rus u arrestua pas kërkimeve që zgjatën disa javë për “veprën penale të dhënies dhe marrjes së ryshfetit”. “Ai akuzohet për kryerjen e veprimeve të paligjshme dhe kriminale të shpërdorimit të pozitës së tij zyrtare, si rezultat i të cilave pati pasoja të rënda”, ka njoftuar policia. Sipas akuzës, Chuyan organizoi një skemë mashtruese në…

Lexo më shumë

Abazoviq dekorohet me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë është dekoruar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari, Erion Veliaj. “Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn, ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një postimi në Twitter  tha se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Lexo më shumë