Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë, tha sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Brenda pak ditësh, pas përgatitjeve teknike, qytetarët kroatë do të mund të udhëtojnë në ShBA vetëm me pasaportë, raportojnë mediat kroate. Plenkoviq tha se ShBA-ja e la jashtë Kroacinë nga aplikimi për viza. “Sapo të përfundojnë përgatitjet teknike, qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza”, tha Plenkoviq në një konferencë shtypi pas një takimi të përfaqësuesve të koalicionit qeverisës.

Lexo më shumë

Serbia tërheq automjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën

Raportohet se mjetet e blinduara të ushtrisë së Serbisë, që të hënën, ishin vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, sot janë larguar, ka bërë të ditur N1.info. Mjetet të blinduara “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë. “Raportohet se ushtria është tërhequr në kazermën e Rashkës”, shkruan N1.info. Ato ishin stacionuar buzë rrugës, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste tha se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake. Kjo lëvizje e ushtrisë serbe si dhe patrullimi i helikopterëve…

Lexo më shumë

Profesori britanik: Me ngritjen e avionëve të vjetër pranë Kosovës, Vuçiqi bëri shfaqje të dobët

Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën. Mirëpo, profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët. Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe…

Lexo më shumë

Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë edhe pikë, Serbia të ndalojë manovrat teatrale me ushtri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët ka thënë se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur. “Është për të ardhur keq se në vend të përparimit të dialogut dhe njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb në veriun e Kosovës”, ka thënë Rama. Ai ka shtuar se qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pa…

Lexo më shumë

Situata në veri, Krasniqi e Abdixhiku i ofrojnë mbështetje Kurtit për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë i ka ftuar liderët e subjekteve opozitare në Kuvend, dhe sot në mëngjes ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. “Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës…

Lexo më shumë