Kombet e Bashkuara me pullë postare për Nënë Terezën

Nga Beqir SINA – New York City Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara po nderon Nënë Terezën me një pullë postare, prej $ 1.80 që u emetua sot më 12 gusht në Ekspozitën e Madhe të Pullave Postare Amerikane, në Chicago – Illinoi. Kështuqë, 12 gushti, do të hyjë në kalendar si dita kur Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, lëshojë një Pullë të re përfundimtare për të nderuar murgeshën e mirënjohur dhe humanitare Nënë Terezën (1910-1997). Pulla 1.80 $ Nënë Tereza është futur për përdorim nga zyra postare e…

Lexo më shumë

“Art Club” ka botuar këto ditë librin “Gjurmë që (nuk) heshten” të autorit Nikollë Berishaj

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” me seli ne Ulqin ka botuar këto ditë librin “Gjurmë që (nuk) heshten” të autorit Nikollë Berishaj. Shkrimtari, studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe veprimtari Nikollë Berishaj ka botuar së fundmi librin “Gjurmë që (nuk) heshten”, një përmbledhje e studimeve, refleksioneve dhe eseve, në të cilat autori shpreh shqetësimin për çështje dhe tema nga fusha të ndryshme.  Për nga natyra, libri është një metazhanër dhe siç thekson në vështrimin e tij shkrimtari i njohur Agron Tufa, libri është një lloj guide kulturologjike.  “Libri është konceptuar…

Lexo më shumë

Vuthaj: Ekshumohen eshtrat e deshmorëve për tu rivarrosur në Memorialin e deshmorëve në Gllogjan

Agimi i mengjesit të sotem i  behu sot burrat e Dukagjinit ne Vuthaj. Ata kishin ardhur per ti zhvarrosur më të dashurit e tyre. Pos mallit dhe dhembjes, ata shprehnin edhe konsideratat me të larta per vuthjanet dhe cdo plave gucias, qe 23 vite me parë kishin  bërë të pamunduren qe deshmoret e lirisë dhe bijtë tanë ta kenë  trajtimin dhe rrespektin e  merituar. 23 Vite me parë luftetarët e lirisë Besart Kadria dhe Shkelzen Berisha kishin rënë në pritë  të forcave serbe në trekëndëshin e kufirit Kosove-Shqiperi- Mali i Zi. Ishte angazhimi I aktivisteve…

Lexo më shumë

Beogradi synon serbizimin e Malit të Zi me regjistrim fals, Abazoviq: S’do e lejojmë!

Beogradi synon që të imponojë një proces të shpejtë të regjistrimit të popullsisë në vend, për të rritur në mënyrë false numrin e qytetarëve me kombësi serbe. Për këtë po tentohet të përdoret truku i zgjedhjeve të vitit të shkuar, ku mjaft njerëz që kanë pasur dikur një “pasaportizim” në Mal të Zi në kohën e Jugosllavisë, morën çertefikatë votimi. Fronti Demokratik, grupimi i partive serbe, madje kanë dalë me një ultimatum të fortë, për të kushtëzuar këtë regjistrim. Në një deklaratë të tij, Forumi thekson se nëse nuk do…

Lexo më shumë

Deçiqi fiton 3-0 kundër Rudarit

Deçiqi fitoi me rezultat të thellë (3-0) kundër Rudarit nga Plevla. Në ndeshjen e luajtur në Tuz, golin e parë e shënoi Ilir Camaj në minutën e 26-të të pjesës së parë. Ndërkaq golin e dytë e shënoi Marko Tuqi në minutën e 42-të, ndërsa për 3-0 shënoi Danilo Pesukic në minutën e 66-të. Kjo është gjiro e tretë e Ligës së parë të Malit të Zi, ndërkaq Deçiqi ka shënuar 2 fitore dhe një barazim dhe gjendet në vendin e parë në tabelë. /MALESIA.ORG/

Lexo më shumë