Nimanbegu pyeti ministrin për hapjen e pikave kufitare Cemi i Trieshit-Grabom, Skje –Zogaj, Shënkoll-Pulaj Me 3 gusht pritet të bëhet hapja e pikës kufitare Cemi I Trieshit-Grabom, kështu deklaroi sot ministri I punëve të brendshme të Malit të Zi Sergej Sekulloviq në Kuvendin e Malit të ZI, gjatë pyetjes së deputetit Genci Nimanbegu. Sot në kuadër të pyertjeve të deputetit dhe orës së kryeministrit, deputeti Genci Nimanbegu I ka shtruar pyetje ministrit të punëve të brendshme Sergej Sekulloviq lidhur me hapjen e pikave kufitare Cemi I Trieshit-Grabom, Skje –Zogaj, Shënkoll-Pulaj…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Shtohen masat kundër pandemisë në Mal të Zi
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, njoftoi të premten se masat kundër pandemisë janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare, ku gjendet një numër i madh i turistëve nga rajoni dhe Evropa. Këto masa, sipas zyrtarëve shëndetësorë, parashikojnë që nga sot e deri më 2 gusht të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambjente të hapura, ashtu edhe në ato të mbyllura. Qëndrimi në ambjente të brendshme të hotelerisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ të…
Lexo më shumëBashkëqeverisja me mohuesit e gjenocidit model aksidental në demokracinë pluraliste
Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi si rezultat i zgjedhjeve parlamentare me 30 gusht 2020, nga shumë analistë është vlerësuar si sfidë për shumicën e re parlamentare për funksionimin dhe qëndrueshmërinë në skenën politike. Një qasje e tillë bazohej në koalicionin e shumicës parlamentare që përbëhet nga shumë subjekte politike me programe dhe ide të ndryshme, që jep për të kuptuar se do të ketë mospajtime në marrjen e vendimeve të ndryshme, duke sjellë krizë parlamentare dhe qeverisëse, dukuri e cila është e pranishme muajt e fundit në këtë…
Lexo më shumëMali i Zi ende nuk e ka zgjidhur demarkacionin detar me Shqipërinë
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se demarkacioni detar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet akoma temë e hapur. Ky informacion ceket në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi progresin e Malit të Zi, i cili është një konfirmim tjetër se çështja e kufirit me Kroacinë në Prevllakë nuk është e vetmja që mbetet e hapur dhe që Podgorica zyrtare duhet të zgjidhë, shkruan gazeta Dan. “Marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten të mira me disa përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Demarkacioni në det midis dy vendeve mbetet i…
Lexo më shumëBekim Jashari i futet garës për mandatin e dytë në krye të Skenderajt
Bekim Jashari ka konfirmuar se do të synojë edhe mandatin e dytë në krye të Komunës së Skënderajt. Jashari në një postim në Facebook ka njoftuar se do t’i futet garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai ka komentuar punën e tij në mandatin e parë, duke theksuar se vendimi që t’i futej garës katër vjet më parë ka qenë vendim “jo i lehtë për mua dhe familjen time”. Ai ka thënë se në punën e tij si kryetar për katër vjet është arritur të bëhet uji i pijshëm…
Lexo më shumë