Lajmi i fundit: Tërmeti godet Malin e Zi

Rreth orës 01:20 pas mesnatës  së sotme, Mali i Zi u godit nga një tërmet i fortë, me një madhësi prej 4.3 shkallës gjersa epiqendra ishte 14 kilometra nga Herceg Novi. Shumë qytetarë e ndien tërmetin dhe disa u zgjuan, raportojnë mediat malazeze. Tërmeti zgjati për rreth 10 sekonda dhe zhurma e alarmeve të veturave në qytet u ndez ndërsa dritaret e shtëpive po dridheshin, librat po binin nga raftet. Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet. Ndryshe, tërmeti e kanë regjistruar gjithashtu edhe shërbimet e…

Lexo më shumë

Kosova do të blejë dronë për Forcat e Sigurisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka shqyrtuar propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për të blerë 4 dronë. Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pothuajse i gjithë kabineti i qeverisë së Kosovës ka qenë dakord me këtë propozim që do t’i kushtojë jo pak buxhetit të shtetit, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq, i cili tha se këto shpenzime janë të papranueshme në një…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u takua me guvernatorin e New Jersey-it, Philip Murphy

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj takoj një ndër politikanët më me ndikim në SHBA si dhe në Partinë Demokratike, ish ambasadorin e SHBA-së në Gjermani gjatë mandatit të presidentit Obama dhe guvernatorin aktual të shtetit të New Jersey, z. Philip Murphy. “Zhvillimi i demokracisë dhe të drejtat e njeriut janë baza fondamentale që duhet pasur në fokus çdo shtet anëtar i NATO-s. Mali i Zi si shtet anëtarë i NATO-s, është gjithmonë në fokus të anëtareve të saj, e posaçërisht të SHBA-ve, si një ndër shtetet më përkrahës…

Lexo më shumë

Nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi, hiqet tarifa prej 15 euro në kufi (video)

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë mes drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtorit të Shoqatës, Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi. “…është ndër marrëveshjet më të rëndësishme, pasi u hapë rrugën të dyja vendeve për lëvizje të lirë…Kjo marrëveshje është përmendur që 20 vite dhe sot po e finalizojmë”, -tha Mazreku. Qytetarët…

Lexo më shumë

Abazoviq flet për padinë e Kosovës ndaj Malit të Zi

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviq. Lidhur me këtë padi, ka folur edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. I pyetur për këtë çështje, Abazoviq ka thënë se kjo është çështje gjyqësore dhe nuk ndërlidhet me raportet politike mes të dyja vendeve. “E vërtetë, kam dëgjuar për ketë rast. Është rast që është në gjyqet e Malit të Zi, aty e kemi pas edhe një problem pak me…

Lexo më shumë