Preshevë, 24–25 tetor 2026 – Në Preshevë është organizuar Konferenca Shkencore nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore – Preshevë, e cila ka mbledhur studiues, profesorë, akademikë dhe përfaqësues të fushave të ndryshme shkencore nga mbarë hapësirat shqiptare. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe studiuesi Refik Hasani, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij organizimi shkencor për promovimin, hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë historike, kulturore dhe shpirtërore të Krahinës së Preshevës. Hasani e cilësoi pjesëmarrjen në këtë konferencë si një nder dhe privilegj të veçantë, duke theksuar se takimet me studiues,…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Arritje historike për shqiptarët në Serbi, Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate dhe synon të tretin
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa mbetet në garë për fitimin e mandatit të tretë. Lajmin e kanë bërë të ditur prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani, të cilët e kanë cilësuar rezultatin si një arritje historike për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Serbi. Sipas të dhënave të publikuara nga Kamberi, Koalicioni Shqiptar ka marrë gjithsej 27.230 vota, të cilat, pas aplikimit të rritjes prej 35 për qind të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare,…
Lexo më shumëOSMAN OSMANI, BIRI I SHQIPTARISË
Humbja e atdhetarit Osman Osmani, birit të Kosovës dhe të kombit shqiptar, nga Morina e Gjakovës, është e thellë dhe e dhimbshme, veçanërisht për ata prej nesh që patën fatin ta njihnin personalisht, të punonin me të dhe ta kishin mik e bashkëpunëtor. Pata privilegjin ta njoh Osmanin nga afër, të jem mik me të, me vëllezërit e tij dhe me mbarë familjen Osmani. Para më shumë se tri dekadash, kur zbrita me familjen time në aeroportin e Nju Jorkut, Osmani kishte dalë të na priste. U befasova shumë, sepse…
Lexo më shumëKamberi: Jemi në garë për ta siguruar mandatin e dytë, pasivizimi i adresave na e pamundësoi të tretin
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar për RTK-në se shqiptarët janë në garë për të siguruar mandatin e dytë, ndërsa pasivizimi i adresave ka ndikuar në humbjen e mundësisë për të fituar mandatin e tretë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, pak para mbylljes së vendvotimeve, Kamberi ka bërë të ditur se, sipas të dhënave preliminare të orës 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16.600 qytetarë, ndërsa në vendvotimet shqiptare në Bujanoc 10.853 votues. Ai ka thënë për RTK-në se…
Lexo më shumëTRONDITJE POLITIKE NË SERBI: VUÇIQ PRANON HUMBJEN NË ZGJEDHJE, LËVIZJA STUDENTORE SHËNON FITORE HISTORIKE
Plava e Gucia Sot | Lajme nga rajoni Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare përballë lëvizjes protestuese të udhëhequr nga studentët, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike serbe. Sipas një raportimi të BBC-së, udhëheqësi shumëvjeçar i Serbisë ka pranuar se forcat e tij politike kanë humbur zgjedhjet, ndonëse rezultatet përfundimtare ende nuk ishin shpallur. „Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje“, citohet të ketë deklaruar Vuçiq të dielën vonë. Pjesëmarrje rekord në zgjedhje…
Lexo më shumë