Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, ka shpjeguar tre arsye, sipas tij, që qëndrojnë pas qasjes së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj Malit të Zi. Në një intervistë për ETV, Gjeka tha se arsyeja e parë lidhet me tentativën e udhëheqjes serbe për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme politike dhe sfidat me të cilat përballet në vetë Serbinë. Si arsye të dytë ai përmendi përpjekjet për të ngadalësuar ose penguar rrugën e Malit të Zi drejt integrimit në Bashkimin…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Shqiptarët e Amerikës kujtojnë Don Kelmendin: “Prifti që me kambanat e kishës lajmëronte iftarin”
Nju Jork – Shqiptarët e Amerikës organizuan një akademi përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe kontributit të Don Kelmendit, klerikut që gjatë periudhave më të vështira të Kosovës u shërbeu qytetarëve pa dallim feje, krahine apo përkatësie. Në këtë takim morën pjesë figura të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfaqësues të institucioneve shqiptare, veprimtarë, klerikë, profesorë dhe përfaqësues të jetës publike. Akademia përkujtimore u mbajt në Qendrën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Të pranishmit vlerësuan lart jetën dhe veprën e Don Kelmendit, duke e cilësuar atë si një…
Lexo më shumëI riu nga Plava arrestohet pasi u kap duke vozitur 203 km/h në zonë me kufizim 70 km/h
PLAVË – Një 19-vjeçar nga Plava është arrestuar nga policia rrugore e Malit të Zi, pasi u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 203 km/h në një segment rrugor ku kufiri maksimal i lejuar është vetëm 70 km/h. Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, i riu me inicialet P. E. u ndal menjëherë nga patrulla e policisë dhe u privua nga liria për shkak të shkeljes së rëndë të rregullave të komunikacionit dhe rrezikimit të sigurisë në trafik. Autoritetet theksojnë se një shpejtësi e tillë paraqet rrezik…
Lexo më shumëTurist izraelit pretendon se u diskriminua në Guci – kërkon reagim nga institucionet
Një ngjarje shqetësuese, e cila po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe media online, thuhet se ka ndodhur më 11 qershor në Guci të Malit të Zi. Sipas pretendimeve të publikuara, një turist nga Izraeli kishte hyrë në një lokal për të darkuar, ku gjatë bisedës është pyetur për vendin e origjinës. Pasi është përgjigjur se vinte nga Izraeli, ai pretendon se është përballur me refuzim shërbimi dhe i është kërkuar të largohet nga lokali. Turisti ka deklaruar se është ndjerë i fyer dhe i poshtëruar nga ky trajtim, duke…
Lexo më shumëDiplomim i Kampit Kulturor Shqiptar të AACW-së – Mbi 50 fëmijë përmbyllin me sukses programin 12-javor
Më 13 qershor, Albanian American Club of Westchester festoi diplomimin e më shumë se 50 nxënësve të Kampit Kulturor Shqiptar, pas përfundimit me sukses të një programi 12-javor të dedikuar gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar. Gjatë këtij programi, fëmijët u angazhuan në mësimin e gjuhës shqipe, historisë kombëtare, traditave, muzikës dhe valleve shqiptare. Ky kamp u shndërrua në një hapësirë të rëndësishme edukimi dhe lidhjeje me rrënjët kulturore, duke krijuar gjithashtu miqësi të reja mes pjesëmarrësve. Programi përmbyllës u karakterizua si një festë e vërtetë e kulturës shqiptare në diasporë. Nxënësit interpretuan…
Lexo më shumë