Në Mal të Zi me një dozë deri tani janë imunizuar 26.3% e popullsisë

Deri më tani, në Malin e Zi janë dhënë 155.5 mijë doza të vaksinave të koronavirusit, nga të cilat 120,012 qytetarë morën dozën e parë dhe 35,488 u imunizuan plotësisht. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 26.3 përqind e popullsisë së rritur, kurse të dyja dozat 7.8 përqind. Siç u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë dhënë 1,452 doza të vaksinave. Ministria kujtoi se, përveç 140 pikave ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin, qytetarët dhe vizitorët në Budva dhe Ulqin mund të vaksinohen…

Lexo më shumë

Shqiptarët emigrojnë më së shumti në regjion

 Diskursi demografik Në sajë të dhënave të publikuara  kohë më parë  nga  Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës për  përiudhën  2010-2019 del se nga Shqipëria  kanë emigruar  rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në  regjion. Nail  Draga Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri  e panjohur sepse i ka përfshi pothuaj të gjitha vendet e regjionit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish…

Lexo më shumë

Rrugët për në Kala të Ulqinit të pakalueshme – Banorët protestojnë

Banorët e Kalasë së Ulqinit sot u mblodhën në një tubim protestues, për shkak të vonesës së punimeve në infrastrukturën e kësaj zone, vonesë e cila rrezikon mbarëvjatjen e sezonit turistik. Rrugët në disa pjesë akoma janë në gjendje të pakalueshme, kurse afati i përfundimit të punimeve është objekt spekullimi. Banorët e Kalasë, por edhe pushteti lokal akuzojnë kompanitë kontraktuese, “Montal DSD” dhe “Ramel” se nuk e kanë marrë me seriozitet punën dhe kërkojnë që tu ndërpritet kontrata. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, tha se vonesat ndodhin por…

Lexo më shumë

Gjeloshaj njofton ndërkombëtarët për diskriminimin e shqiptarëve nga Qeveria e re malazeze

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se i ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, përfshirë ShBA-në, se qeveria e re malazeze po i diskriminon në mënyrë aktive shqiptarët.  “Qeveria po diskriminon shqiptarët dhe nuk bashkëpunon me komunën tonë.  Arsyet janë të ndryshme, por kryesisht është për shkak të urrejtjes që ata kanë për banorët që jetojnë në këtë zonë, ”tha Gjeloshaj për BIRN. “Unë i kam njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në Departamentin e Shtetit të ShBA. Gjithashtu jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me lobistët tanë…

Lexo më shumë

QEVERIA E MALIT TË ZI I BIE PISHMAN, VENDOS TË DËRGOJË USHTARË NË KOSOVË

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi dy ditë më parë kishte deklaruar se sivjet nuk do të dërgojë ushtarët e saj në Kosovë, por kjo ministri sot ka njoftuar se Ushtria e Malit të Zi vazhdon të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe se vendimi për zgjerimin e misionit nuk ka mundur të merrej për shkak të situatës së shkaktuar nga coronavirusi, kufizimeve të caktuara buxhetore dhe vonesave në miratimi i Buxhetit 2021. Në njoftimin e Ministrisë, të cilin e transmetojnë mediat, thuhet se për aktivitete të tilla…

Lexo më shumë