Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se qëllimi i masave të fundit kufizuese të vendosura nga qeveria janë që të parandalohen grumbullimet e njerëzve pasi sipas tij shpesh kanë ndodhur tubimet ilegale në orët e natës. “Me ndalimin e lëvizjes do të jetë më e vështirë të bëhen këto grumbullime. Grumbullimet sidomos të rinjve zakonisht janë bërë në orët e mbrëmjeve nëpër kafiteri”, tha Hoti në RTV Dukagjini. Hoti thotë se mbi 500 raste në ditë me coronavirus për një vend si Kosova është alarm sidomos për institucionet…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Bashkimi Evropianë: Dënojmë çdo mohim dhe relativizim të gjenocidit në Srebrnicë
Bashkimi Evropianë është i njoftuar me iniciativën për shkarkimin e ministrit të drejtësisë të Malit të Zi Vlladimir Leposaviq, është kumtuar nga Komisioni Evropianë. Në Bruksel përkujtojmë se BE dënon dhe hedh poshtë çdo mohim, relativizim ose sqarim të gabuar për gjenocidin në Srebrenicë. “Jemi të njoftuar me iniciativën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e ministrit të drejtësisë, të drejtave njerëzore dhe të pakicave Leposaviq për shkak të komenteve lidhur me Srebrenicën” ka kumtuar zëdhënsja e komisionit evropianë Ana Pisonero Hernandez. Komisioni Evropianë përkujton se BE hedhë poshtë dhe…
Lexo më shumë110 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
Më 6 prill, në vitin 1911, në malin Deçiq, u ngrit flamuri kombëtar, për herë të parë pas periudhës së Gjegj Kastriotit Skenderbeut. Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, përfundoi me çlirimin e këtyre trevave nga pushtuesi shekullor otoman. Ngritja e flamurit kombëtar do ti paraprijë pavarësisë së Shqipërisë, një vit më vonë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë. Kryengritjen e Malësisë e organizuan trimat malësor të udhëhequr nga kryetrimi Dedë Gjo Luli, i cili më vonë është shpallur hero kombëtar. Sot, kjo datë u shënua me homazhe në…
Lexo më shumëRrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj Nazar Mehmeti përcjellin urimet për institucionet e reja të Kosovës
Rrjeti Global i Bizneseve tëDiasporës Shqiptare i shtrirë në 25 shtete tëbotës e me qendër kryesore në SHBA, dhePresidenti i saj, z.Nazar Mehmeti, e uronKosovën për themelimin e institucioneve të sajpas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së Tij –Kryeministër i Republikëssë Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti2”. Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani përzgjedhjen e saj Presidente e Republikëssë Kosovës. Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ritë Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Rrjeti Global i Bizneseve tëDiasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. NazarMehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnëtë përkushtuar për shtetësinë e Kosovës, integrimet euro–atlantike të saj, zhvillimin nënivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisëe mbrojtjes, të shëndetësisë e arsimit nëKosovë, për rritjen e klimës së mirë përbizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.
Lexo më shumëKosova dhe Mali i Zi të gatshme ta heqin pagesën e policës kufitare (video)
Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas. Po ashtu Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare do të shikojnë të gjejnë edhe një zgjidhje tjetër, në mënyrë që qytetarët e dy vendeve fqinje të lëvizin lirshëm, kanë konfirmuar për RTK2, programin në Gjuhën Malazeze, drejtorët e zyrave të Kosovës dhe Malit të Zi Sami Mazreku dhe Boris Shaban. Drejtori…
Lexo më shumë