Disa portale kanë shpërndarë propagandë false para disa ditësh se në Podgoricë masivisht po thehën automjetet me targa të Tuzit. Duke parë këtë situatë propagandistike, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se duke e ditur se qytetarët e Tuzit janë të mirëseardhur në Podgoricë dhe anasjelltas, ka kërkuar informacion administratës policore, të cilët mohuan akuzat propagandistike. Në Polici nuk është paraqitur asnjë rasti i thyerjes së xhamave në automjetet me targat e Tuzit deklaruan mes tjerash nga administrata policore.
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Kandidati i VV-së për deputet: Aktualisht i kemi mbi 50%
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon. “VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, e pasuar nga PDK dhe LDK. Deri më tani, pa numëruar në total kanë mbetur votat nga diaspora dhe ato me kusht.
Lexo më shumëKQZ-JA REFUZON MBI 20 MIJË ZARFE ME FLETËVOTIME NGA JASHTË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të premten në mesnatë ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë, ku janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë një konference për media të shtunën, tha se janë pranuar rreth 53 mijë e 600 zarfe të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Këto janë vetëm të dhëna preliminare sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare…
Lexo më shumëINTERVISTË E DEPUTETIT KROAT NË PARLAMENTIN EUROPEIAN LIDHUR ME GJENDJEN AKTUALE NË MAL TË ZI
TONINO PICULLA: Në bashkëjetesën malaziase janë të mundur tri zgjidhje, nga të cilët vetëm njëra është e dëshirueshëme Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, kroati Tonino Piculla në një intervistë për Deutsche Welle ka vlerësuar që në kohabitacionin aktual malazias janë të mundura tri zgjedhje nga të cilët vetë njëri nga këta është i dëshirueshëm, e ai është konsenzusi lidhur me zgjedhjet e përbashkëta për çështjet kyçe të Malit të Zi dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike, Piculla tha se dy vitet e fundit në Mal të Zi…
Lexo më shumëNetanyahu i dërgon letër Kurtit: Të pres në Izrael për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem. Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurti në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. “E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu…
Lexo më shumë