NIK GJELOSHAJ: NE NUK DO TA LEJOJMË KËTË POSHTËRIM, VENDIMI I QEVERISË ËSHTË POLITIK, POR DO TË MARRIN PËRGJIGJE TË ASHPËR

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes llogarisë së tij në Facebook tha se ai ndoshta nuk do të pranoj masën e Qeverisë e cila mbyll objektet hotelierike në Tuz. “Tuzi është në grupin e parë të komunave si Zonë e Gjelbër! Ne nuk do të lejojmë askënd të hakmerret ndaj biznesmenëve tanë dhe komunës së Tuzit! Ne nuk do të lejojmë askënd të injorojë ekonominë tonë. Nëse dikush në Evropë ka treguar se si të reagojë në përputhje me masat, atëherë janë qytetarët e Tuzit,” ka shkruar Gjeloshaj.…

Lexo më shumë

Forca del nga Koalicioni lokal i Ulqinit, kryetari i Kuvendit jep dorëheqje

Kryetari i Kuvendit të Ulqinit Dr. Ilir Çapuni dhe njëheri zyrtar i lartë i Forcës së Re Demokratike ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Poashtu ai shprehet i zhgënjyer nga modeli i funksionimit të pushtetit vendor duke kërkuar zgjedhje të parakohshme lokale, shkruan Ulqini Online. Çapuni në paraqitjen e tij për opinion shprehet se do të vazhdojmë edhe më fortë, me ekip të ri, qasje të re dhe bisedime të reja për të mirën e qytetarëve të Ulqinit. Komunikatën e plotë të Dr. Ilir Çapunit mund ta lexoni…

Lexo më shumë

Kryeministri i Malit të Zi: Do të zgjidhim problemet e personave pa shtetësi malazeze

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se në periudhën e ardhshme, Qeveria e Malit të Zi do të fillojë zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të cilët kanë jetuar në Malin e Zi për vite me radhë dhe nuk kanë marrë ende shtetësinë. Kryeministri shkroi në Twitter se një numër i madh i qytetarëve kanë jetuar në Malin e Zi për vite me radhë dhe nuk kanë marrë ende shtetësinë. Siç tha ai, “ata e meritojnë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht”. “Qeveria e Malit të Zi do të…

Lexo më shumë

Vizitë në Rozhajë e Ambasadorit të Shqipërisë : Shkolla shqipe në Dacaj është memorie historike

Ridi Kurtezi Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi Gjithmonë kënaqësi vizita në Rrozhajë dhe takimet mbresëlënëse me Ali Dacin, mësimdhënësin e çmuar të gjuhës shqipe, gazetarin, shkrimtarin, veprimtarin e spikatur dhe organizatorin e palodhur të aktiviteteve kulturore në Rrozhajë e në Malësi. Mirënjohës per kontributin e tij të spikatur në ruajtjen dhe lartësimin e gjuhës, traditave, dokeve dhe zakoneve tona më të mira ! Vlerësim dhe nderim për Haxhi Lajçin, Drejtorin e Shkollës Fillore ne Dacaj, atje ku ende vazhdon procesi mësor në rrënojat e shkollës së djegur shqipe.…

Lexo më shumë

Mark Gjonaj nuk do kandidoj për rizgjedhje në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New Yorkut

Nga Beqir SINA – New York Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit të New York-ut, Mark Gjonaj (D-Bronx), nuk do të kërkoi rizgjedhjen, e tij, duke u larguar krejt “papritur” nga rikandidimi, thuhet në dekleratën e tij, për shtypin njujorkez Mark Gjonaj, Këshilltari demokrat i mandatit të parë, në Këshillin Bashkiak të New Yorkut, njoftoi kolegët të Mërkurën për vendimin e tij, për të mos kandiduar në zgjedhjet fillimore brenda partis demokrate, dhe larguar në perfundim të mandatit të pare, thanë burime të brendshme për të përditëshmen Daily News.…

Lexo më shumë