Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me turistë-skiatorë kosovarë të kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi, njofton Insajderi. Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Mali i Zi do të blej 2 aeroplanë për kompaninë e re ajrore
Mali i Zi do të bëhet pronari i përhershëm i dy aeroplanëve për 21 milion dollarë, njoftoi sot, Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq. “Sot u realizua një hap i madh drejt rivendosjes së fluturimeve – Marrëveshje e vjetër katastrofale, e qiramarrjes së aeroplanëve mes MA dhe GECAS që parashikonte ndëshkime dhe kosto prej 43 milion dollarë është zëvendësuar me atë të blerjes që do ta bëjë shtetin pronarin e përhershëm të dyaeroplanëve për 21 milion dollarë “, njoftoi Spajiq në Twitter.
Lexo më shumëKongresi Panshqiptaro Amerikan dhe Kamberi takim virtual për të diskutuar racizmin në Serbi
Drejtorët e Bordit të Kongresit Panshqiptar Amerikan (KPA) u takuan me z. Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së dhe deputet i Parlamentit të Serbisë. Në takim u diskutua si të punohet bashkë për të çrrënjosur racizmin instituticional në shtetin e Serbisë. Manifestimi më i ri i racizmit të tillë ishte vendimi i Gjykatës së Lartë Serbe për të shpallur si të ligjshëm termin përbuzës “shiptar”. “Me këtë vendim, si dhe me shkeljen e të drejtave themelore për arsimim, punësim, shprehje kulturore, përfshirë pasivizimin sistematik të adresave të shqiptarëve, fshierjen e emrave…
Lexo më shumëBiden i shkruan Osmanit për Ditën e Pavarësisë: Kosova ka vend special në familjen time
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti amerikan në letër thotë se Kosova ka vend special në familjen e tij, për shkak të punës që ka bërë djali i tij këtu. Biden i ka shkruar Osmanit për pritjet e SHBA’së që dialogu i Kosovës me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke. Të njëjtën ia kishte shkruar edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në ditën e Shtetit. Megjithatë, ndryshe…
Lexo më shumëQeveria u kthen komunave disa kompetenca të planifikimit hapsinor
Qeveria e Malit të Zi ka braktisur planin për heqjen e kompetencave për lëshimin e kushteve urbanistiko-teknike nga komunat dhe ra dakord me përfaqësuesit e Bashkësisë të Komunave që puna të bëhej bashkërisht nga autoritetet komunale dhe ekzekutive, transmeton RTV Teuta. Bordi i Drejtorëve i kësaj organizate nuk ishte dakord me vendimin e Qeverisë për të marrë kompetencat e lëshimit të kushteve urbanistike-teknike nga kompetenca e vetëqeverisjes lokale dhe kthimin e tyre në kompetencat e Ministrisë së Ekologjisë , Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit. Gjithashtu u dakord që lëshimi i kushteve…
Lexo më shumë