Në Plavë 48 raste aktive me koronavirus, në Guci 11

Sot, janë regjistruar në Mal të Zi. 472 raste të reja të koronavirusit. Nga një rast i ri pozitiv është regjistruar në Plavë dhe një në Guci, kështu që tani  janë raste aktive në Plavë aktive 48 , ndërsa numri i rasteve të regjistruara në Guci është 11. Numri më i madh i të infektuarve është në Podgoricë – 3,160, ndërsa më i vogli në Savnik, pesë raste pozitivë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 8,742.

Lexo më shumë

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës një turp i madh

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtari i Fronit Demokratik, Strahinja Bulajic, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë kanë qenë dy turpet më të mëdha në historinë e Malit të Zi. Në një intervistë për “Borba”, Buljaic ka folur se si Mali i Zi duhet që të ndërtojë raporte miqësore me Serbinë, që sipas tij është partneri më i fort ekonomik në rajon. Ai ka folur për serbët duke i konsideruar si…

Lexo më shumë

Genc Nimanbegu zgjedhet nënkryetar i Këshillit për turizëm dhe bujqësi – Na duhen plane te qendrueshme (video)

Sot në Kuvendin e Malit te Zi është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinorë, në të cilën deputeti Genci Nimanbegu është emëruar për nënkryetar të këtij këshilli.  Deputeti Nimanbegu i ftoi anëtarët e këshillit për bashkëpunimin më të mirë të mundshëm, duke theksuar se problemin e bujqësis në Mal të Zi duhet ta zgjidhin së bashku. Nimanbegu në mbledhje tha se numri i cili tash është i evidentuar në 3.314 shfrytëzues të drejtës për marrjen e kompenzimit të pleqësisë, në Mal të Zi…

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA’së në Beograd për “shiptari”-n e Vulinit: Ne dimë për rreziqet e shkaktuara nga fjalimet fyese

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për përdorimin e termit fyes “shiptari” për pakicën shqiptare që jeton në Serbi. Kësisoj, gjykata ka legalizuar termin pezhorativ ndaj shqiptarëve. Nga ambasada amerikane në Beograd është thënë se përdorimi i emrave nënçmues për t’i përshkruar grupet e pakicave shkaktojnë rreziqe dhe përçarje të vazhdueshme.  Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e…

Lexo më shumë