Në Berane një rrugë do të mbajë emrin e kriminelit Ratko Mlladiq

” Anëtarët e Këshillit për emërtimin e rrugëve dhe sheshesheve të Beranes mori një numër të madh propozimesh nga institucione dhe individë midis tyre kishte propozime që njëra nga rrugët të marrë emrin e gjeneralit Ratko Mlladiq”, tha Kikoviq. Këshilli për propozimin e emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve me shumicë votash miratoi propozimin që një rrugë në Berane të Malit të Zi, të mbajë emrin e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska. Ndërsa propozimi që njëra nga rrugët të mbajë emrin e…

Lexo më shumë

Deputeti Nimanbegu takohet me shefen e delegacionit te BE-se Oana Cristina Popa

Në Parlamentin e Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu zhvilloi një takim me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, E.S. Oana-Cristina Popa. Ajo në kuadër të aktiviteteve diplomatike me përfaqësues të Klubeve të Deputetëve dhe Listave zgjedhore, ka biseduar me deputetin e Listës Shqiptare, të cilin e ka informuar mbi prioritetet e punës që do të ketë Delegacioni në Mal të Zi. Temat e diskutimit ishin tranzicioni politik i pushtetit, marrëdhëniet në Parlament, bashkëpunimi midis pozitës dhe opozitës në Kuvend, duke pasur parasysh prioritetet që i lidhin partitë politike, e që…

Lexo më shumë

Diaspora e Kosovës e pakënaqur me votimin përmes postës (video)

Kanë ngelur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, proces ky që ka ngjallur interesim të madh të diasporës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mijë e e 168 aplikime janë verifikuar 102 mijë e 100 qytetar, një rritje prej 225 për qind krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019. Megjithatë, Diaspora e Kosovës po ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ arsyetohet se janë duke zbatuar ligjet në fuqi. Kronika e përgatitur nga kolegu Burim Goxhuli…

Lexo më shumë

Shqipëria, 45 ditë në ‘luftë’: Zbarkojnë më shumë se 30 mijë trupa të NATO (VIDEO)

Shqipëria do të kthehet për 45 ditë në mikëpritësen e mijëra trupave ushtarake nga shumë vende të Evropës, si pjesë e Aleancës së Euroatlantikut. Zbarkimi më i madh ushtarak nis në 1 maj dhe përfundon në 14 qershor në një stërvitje, të parën e këtij lloji në Shqipëri, që prej kohës kur vendi ynë u rreshtuar përkrahës Aleancës Ushtarake. Jo vetëm kaq, por kjo stërvitje ushtarake konsiderohet si më e madhja në të gjithë Evropën në 25 vitet e fundit, duke e kthyer vendin tonë në hartën e vendeve që…

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës ndan 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit e 200 mijë euro për Bujanocin

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit e cila u dëmtua nga vërshimet. Kështu mori vendim të enjten qeveria në detyrë në takimin online, e për të cilin vendim njoftoi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Po ashtu qeveria në detyrë mori vendim edhe për ndarjen e 200 mijë euro për Komunën e Bujanovcit për të sanuar dëmet nga vërshimet.  Postimi i plotë i Hotit: Qeveria në detyrë vazhdon të kryej me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë. Në takimin…

Lexo më shumë