Kosova dhe Izraeli përmes një ceremonie virtuale, sot kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi tha se të dyja shtetet po bëjnë histori. “Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai. Ministri izraelit tha se…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Izraeli zyrtar zbulon pllakatën e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Shteti i Kosovës dhe Izraelit sot shënuan themelimin e marrëdhënjeve diplomatike. Ministri i Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi, përmes platformës Zoom ka zbuluar pllakatën që Izraeli zyrtar ka përgatitur për Ambasadën e Kosovës që do të hapet brenda pak javësh në Jerusalem, Ky është njëri nga sukseset më të mëdha të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Lexo më shumëFiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839
Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851). Portali konica.al publikon një hartë interesante të vitit 1839 që ka si autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare,…
Lexo më shumëPërkrahje vëllazërore kombëtare pa dallim feje
Sa i përket ndihmës individuale, kolektive si dhe institucionale përmes shoqatave humanitare, do të veçoja z. Gjergj Gj. Berishaj, i cili duke e ndier si obligim kombëtar-shpirtëror ndaj shkollës dhe popullit të vet të një kombi, pa harruar edhe shumë të tjerë, siç janë shoqatat humanitare “Ana e Malit” ,”Trojet tona”, “Sali Çekaj “, Qeveria e Kosovës, si dhe disa individë jo vetëm shqiptarë por edhe pjesëtarë të kombit gjerman, si Herbert Pubans etj., të cilët u mobilizuan, po mobilizohen dhe do të mobilizohen pandërprerë për të përkrahur jo vetëm…
Lexo më shumëKosova dhe Izraeli vendosin të hënën marrëdhëniet diplomatike
Të hënën më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla tha përmes një postimi në facebook se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. do të bëhet në një ceremoni virtuale. “Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës duke theksuar se njohja nga Izraeli “është ndër arritjet më të mëdha…
Lexo më shumë