Qeveria e Malit të Zi do të heqë të hënën – me procedurë të përshpejtuar – regjimin pa viza për shtetasit turq, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq në orët e vona të së dielës përmes një postimi në X. “Do të nisnim bisedime intensive me Turqinë për të gjetur, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe aleancës, modelin më të mirë në interes të të dyja palëve”, tha Spajiq. Ai nuk dha arsye për heqjen e regjimit pa viza. Operacion policor dhe thirrje antiturke Njoftimi i Spajiqit erdhi pasi policia gjatë…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Në Mal të Zi nuk ka arrestime për grafite anti-shqiptare
Një shtetas i Kosovës është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi pasi pranoi se kishte shkruar grafitin „APRZ UÇK 1878“. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse për dëbim njëvjeçar nga territori i Malit të Zi. Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite në qytete të ndryshme të Malit të Zi shkruhen grafite fyese dhe nxitëse kryesisht kundër shqiptarëve e boshnjakëve, por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg. Kjo qasje e institucioneve ngre…
Lexo më shumëShtetasi i Kosovës dënohet me 10 ditë burg në Mal të Zi për shkruarje të grafitit
Shtetasi i Kosovës Edison Shehu (22) u dënua me 10 ditë burg pasi pranoi se sot në vendin Meljine, në Herceg Novi shkroi grafitin “APRZ UÇK 1878”. Atij iu caktua edhe masa mbrojtëse njëvjeçare e dëbimit të një shtetasi të huaj nga territori i Malit të Zi. Kjo u konfirmua për “Vijesti” nga Gjykata për Kundërvajtje të Vogla e Budvës – Departamenti i Hercegnovit. Sipas “Vijesti”, shtetasi i Kosovës kreu shkelje të nenit 18 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili përcakton se kushdo që shkakton dëme në…
Lexo më shumëNga Shepparton në histori: 1943 – Shqiptarët që themeluan shoqatën e parë në tokën australiane
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Tetor 2025“The Shepparton Advertiser” ka botuar, të martën e 31 gushtit 1943, në faqen n°2, një shkrim asokohe rreth objektivave të krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Krijimi i Shoqatës së Lirë Shqiptare. Inkurajimi i besnikërisë ndaj Australisë. Inkurajimi i besnikërisë ndaj Australisë dhe studimi i zakoneve dhe ligjeve angleze dhe australiane janë qëllimet e shqiptarëve që formuan Shoqatën e Lirë Shqiptare të dielën në…
Lexo më shumëKamberi në SHBA: T’i jepet fund diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës
Një delegacion i shqiptarëve të Luginës së Preshevës i udhëhequr nga deputeti Shaip Kamberi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kanë zhvilluar një takim pune me Kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Në takimin e mbajtur në Dallas, Shaip Kamberi ka ngritur shqetësimet për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar se diskriminimi sistematik, militarizimi i zonës dhe pasivizimi i adresave po rrezikojnë ekzistencën e tyre politike dhe shoqërore në Serbi. “Pozita e shqiptarëve në…
Lexo më shumë