VASOJEVIQËT: MITI, MIKROSKOPI DHE DISA PYETJE TË PAKËNDSHME

Nga: Edin Sharkinoviq

Një mijë Vasojeviqë. Sipas përzgjedhjes së tyre. Më të pastërtit. Më krenarët. Gjenealogji të gjata sa një liturgji. Dhe kërkohet vetëm një gjë – pështy në epruvetë.

Pastaj vjen testi i ADN-së. Shkenca. Nuk njeh mite. Nuk njeh këngë epike. Njeh vetëm një të vërtetë: kush ishte gjyshi yt në të vërtetë, jo kush ke dëshiruar të ishte.

Dhe në rregull, le të zgjedhin ata se nga duhet të merren mostrat për krahasim. Nga cili rajon i Serbisë. Sipas vullnetit të tyre.

Por…

Po sikur rezultatet të tregojnë se janë më të afërt me malazezët sesa me serbët?

Po sikur, mos e dhëntë Zoti, të dalë se janë gjenetikisht më afër shqiptarëve sesa kujtdo tjetër?

A do të themi se testi ishte i “manipuluar”? Se “globalistët” dhe “mercenarët e Vatikanit” kanë futur duart në laborator? Apo do të shpikim një mit të ri epik:

“Vasojeviqët janë paraardhësit e Adamit dhe Evës!”

Sepse e dimë si shkon kjo punë: kur e vërteta nuk na pëlqen – miti ripaketohet, historia rishkruhet, dhe realiteti… realiteti shtyhet nën tapet, derisa të fillojë të kundërmojë.

Ne këtu më shumë i besojmë legjendës sesa laboratorit.

Sepse legjenda nuk kërkon të vërtetën – kërkon publikun.

ADN-ja nuk pyet kujt i je betuar.

Thjesht të tregon kush je në të vërtetë.

Dhe kjo, o mitomanë të dashur – nuk është gjithmonë ajo që doni të dëgjoni.

“Libra, vëllezërit e mi, libra, e jo këmbana dhe kërrneta.”

Po ju, a guxoni? 😉