Ali Ahmeti del para mediave: Nuk fituam garën lokale, ne do të rinovojmë radhët tona

I pari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dal sonte para mediave duke e pranuar humbjen për kryetar të komunave dhe duke paralajmëruar një analizë të thelluar të strukturave të partisë, derisa tha se do të rinovojnë radhët e tyre, shkruan Alsat. “Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja…

Lexo më shumë

Mexhiti: VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në RMV

Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut në kampin shqiptar për koalicionin VLEN. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ka thënë se “sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim”. “VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë”, shkroi ai. Mexhiti theksoi se…

Lexo më shumë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit, të dielën me 2 nëntor 2025, do të mbahet ceremonia e zbulimit të përmendores së Lekë Dukagjinit, një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, të njohur për Kodin e tij kanonik dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar. Përmendorja, do të vendoset përballë sheshit që mban emrin e tij. Aktuviteti organizohet nga Shoqata “Lekë Dukagjini – Shpenadi”, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, përfaqësuesve të komunitetit dhe mysafirëve të shumtë. Organizatorët njoftojnë se ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen…

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dënon gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj Reisit Fejziq

KKSH reagon ndaj kërcënimeve ndaj Reisit të Bashkësisë Islame Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit që pasuan incidentin ndërmjet disa qytetarëve malazezë dhe qytetarëve turq që jetojnë dhe punojnë në vend, si dhe pas kërcënimeve të drejtuara ndaj Reisit të Bashkësisë Islame, z. Rifat ef. Fejziq. Në reagimin e bërë publik, KKSH shpreh shqetësimin e thellë për tensionet e krijuara dhe dënon ashpër gjuhën e urrejtjes, thirrjet raciste dhe çdo formë të intolerancës e dhunës. “Jemi dëshmitarë të eskalimit të situatës në forma të…

Lexo më shumë

Dilemat tona:Standardet e dyfishta të Ministrisë së Kulturës dhe  Mediave

Në mjediset e pakonsoliduara, sikurse është Mali i Zi, nuk është befasi që për çështje identike të përdorën standarde të dyfishta, që dëshmohet me veprimin nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Mediave,  e cila miraton vendosjen e bustit të mitropolitit Amfillohije, ndërsa nga ana tjetër nuk i përgjigjet  pozitivisht iniciativës së shqiptarëvepër vendosjen e pllakës përkujtimore në vendin e krimit në Rozhajë ku janë vrarë 21 qytetarë shqiptarë nga Kosova nga armata jugosllave në prill të vitit 1999  Nail  Draga Ne nderim të 21 viktimave të shqiptarëve nga Kosova të cilët janë vrarë  me 18 prill 1999 nga ushtria jugosllave në Husaj të Rozhajës, me…

Lexo më shumë