Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Republika Arabe e Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Republika Arabe e Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës.  Lajmi është konfirmuar nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se marrëveshja është arritur sot në Riad. Ajo tha se njohja u bë e mundur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud. “Sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe…

Lexo më shumë

Abetarja mbarëkombëtare shpërndahet në shkollat shqipe në Ulqin dhe Tivar

Kryetari i KKSH-së Faik Nika së bashku me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, SH.S.Znj Zhaklina Peto, kanë bërë shpërndarjen e abetareve mbarëkombëtare për klasat e dyta për shkollat fillore në teritorin e Komunës së Ulqinit dhe Tivarit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.  Përkujtojmë se, Abetarja mbarëkombëtare, këtë vit ka marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit që të përdoret për nxënësit shqiptarë si mjet ndihmës edukativ për klasat e dyta të shkollave fillore.  Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shprehën falenderime për këtë aktivitet, duke e vlerësuar lartë vizitën e Ambasadores…

Lexo më shumë

Arrestohen disa persona në Podgoricë – Planifikohej sulm ndaj shtetasve turq dhe azerbajxhanas

Burimi: Gazeta malazeze Vijesti Policia e Malit të Zi ka arrestuar disa persona në Podgoricë, pasi dyshohet se po përgatiteshin për një sulm ndaj dy shtetasve të huaj – një nga Turqia dhe një tjetër nga Azerbajxhani. Sipas raportimit të gazetës Vijesti, gjatë kontrollit policor janë sekuestruar disa shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në këtë sulm të planifikuar. Arrestimet janë kryer në lagjen Zabjelo, në një objekt të njohur si “Komanka”. Policia ka bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë në kuadër të masave të përforcuara,…

Lexo më shumë

Pas arrestimeve në Podgoricë, Mali i Zi ndryshon politikën e vizave për Turqinë

Qeveria e Malit të Zi do të heqë të hënën – me procedurë të përshpejtuar – regjimin pa viza për shtetasit turq, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq në orët e vona të së dielës përmes një postimi në X. “Do të nisnim bisedime intensive me Turqinë për të gjetur, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe aleancës, modelin më të mirë në interes të të dyja palëve”, tha Spajiq. Ai nuk dha arsye për heqjen e regjimit pa viza. Operacion policor dhe thirrje antiturke Njoftimi i Spajiqit erdhi pasi policia gjatë…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi nuk ka arrestime për grafite anti-shqiptare

Një shtetas i Kosovës është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi pasi pranoi se kishte shkruar grafitin „APRZ UÇK 1878“. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse për dëbim njëvjeçar nga territori i Malit të Zi. Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite në qytete të ndryshme të Malit të Zi shkruhen grafite fyese dhe nxitëse kryesisht kundër shqiptarëve e boshnjakëve, por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg. Kjo qasje e institucioneve ngre…

Lexo më shumë