KKSH kundër veprimeve të policisë në Ulqin: Flamuri shqiptar nuk është “flamur i huaj”

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë në Ulqin, pas raportimeve se përdorimi i flamurit shqiptar është cilësuar si shfaqje e “flamurit të huaj” dhe se qytetarë janë gjobitur për këtë arsye. Në reagimin e saj, KKSH thekson se flamuri kuq e zi nuk është simbol i huaj, por flamuri kombëtar i shqiptarëve autoktonë në Mal të Zi, të cilët kanë të drejtën kushtetuese dhe ligjore ta përdorin atë. “Flamuri shqiptar është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e garantuar nga ligji për përdorimin e simboleve…

Lexo më shumë

“Goditje për Grenellin!” – Veprimtari shqiptaro-amerikan zbërthen prapaskenat e takimit Osmani–Trump

PRESIDENTJA OSMANI NË MBROJTJE TË SHTETIT Nga Agim Aliçkaj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është tashmë një lidere e dëshmuar e kalibrit perëndimor. E edukuar, e aftë, e rrjedhshme dhe depërtuese, dhe natyrisht e theksuar pro-amerikane. Aftësia e saj për t’u afruar te Presidenti Trump dhe rrethi i tij i ngushtë ka rëndësi parësore për Kosovën. Takimet e saj me Sekretarin e Shtetit Rubio dhe me vetë Presidentin janë shumë të vlefshme. Ajo mund, në një masë të madhe, ta neutralizojë ndikimin negativ serb mbi Presidentin Trump, i cili është…

Lexo më shumë

Prezantimi i Programit “Gora” në Martinaj dhe Vuthaj

Sot, më 29 shtator 2025, në Shtëpinë e Kulturës në Martinaj (ora 11:30) dhe në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj (ora 12:30), përfaqësuesit e projektit “Gora”, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë së Malit të Zi, zhvilluan prezantimin e programit para një numri fermerësh të këtyre fshatrave. Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e fermerëve të vegjël, kryesisht atyre që posedojnë 1–3 krerë lopë. Për herë të parë këtë vit, Komuna e Gucisë është bërë anëtare e projektit “Gora”. Projekti “Gora” financon dhe nxit zhvillimin e bujqësisë në…

Lexo më shumë

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar të hënën notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve. “Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së…

Lexo më shumë

Skandal në Ulqin – ndëshkohet qytetari për shpalosjen e flamurit shqiptar në pronën private

Një qytetar në Ulqin është procesuar dhe ndëshkuar nga policia më 10 shtator për faktin se në pronën e tij private kishte shpalosur flamurin kombëtar shqiptar. Qytetari eshte procesuar në stacionin e policisë në Ulqin, ku theksohet se është marrë në pyetje në lidhje me “vendosjen e flamurit të një shteti tjetër në pronën e familjes”. Ai ka refuzuar të japë deklaratë, duke sqaruar vetëm se prona është e përbashkët me vëllain e tij. Ky veprim i policisë bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare, i cili garanton…

Lexo më shumë