Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës – një në korrik të vitit të kaluar dhe një tjetër më 24 gusht të këtij viti – kur u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri. Në të dyja rastet, Policia dhe Prokuroria dyshojnë se të shtënat janë kryer nga territori i Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kallaç. Objektet e qendrës së skijimit, që…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Donatorët nga SHBA, Brahim Subrahimi dhe Medin Ardoli, sigurojnë mëngjesin për gjithë shkollën në Ostros gjatë vitit shkollor
Një shembull i rrallë humanizmi dhe lidhjeje të fortë me vendlindjen vjen nga dy ish-nxënës të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros – Brahim Subrahimi dhe Medin Ardoli, të cilët jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan barinfo, transmeton Ulqini Online. Duke mos harruar rrënjët e tyre, Subrahimi dhe Ardoli kanë siguruar fondet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e mëngjesit për të gjithë vitin shkollor, për të gjithë parashkollorët, nxënësit dhe punonjësit e shkollës – gjithsej 88 persona. Drejtori i shkollës, Sami Doda, thekson se…
Lexo më shumëDiskursi demografik: Në Mal të Zi më tepër vdesin sesa lindin
Të dhënat e publikuara nga MONSTAT-i kohë më parë për pesë muajt e parë të këtij viti dëshmojnë së në Mal të Zi më tepër vdesin se sa lindin, nga del se këtu është e pranishme “murtaja e bardhë” që i ka përfshi 16 komuna, proces i cili është i pranishëm vite më radhë me pasoja jo vetëm demografike në këtë mjedis Nail DRAGA Sipas të dhënave nga MONSTAT-i, në pesë muajt e parë të këtij viti numri i të vdekurve është më i lartë se sa i të lindurve, ndërsa…
Lexo më shumëFtesë dhe thirrje për kontribut në nismën për Trieshin
Të nderuar bashkëatdhetarë dhe vendas të Trieshit, Në emër të grupit organizativ, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë dhe njëkohësisht t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një nisme jetike për krahinën tonë, që synon të mbrojë dhe t’i shërbejë komunitetit në mënyrë të qëndrueshme. Gjatë kësaj vere, Malësia jonë e dashur është përballur me zjarre të shumta që kanë rrezikuar pasurinë natyrore dhe sigurinë e banorëve.Për t’iu përgjigjur kësaj sfide, një grup bashkëatdhetarësh trieshjanë me banim në Miçigen, Nju Jork dhe Malësi kemi marrë nismën për blerjen e një kamioni për shuarjen…
Lexo më shumë57 vjeçari nga Kosova vdes pasi bie me kamion në lumin Moraça në Mal të Zi, trupi iu nxorr sot
Podgoricë – Kolashin Një shtetas i Kosovës, me inicialet A.M i moshës 57 vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Bezdan, në rrugën Podgoricë – Kolashin, raporton mediumi “Vijesti”. A.M kishte qenë duke drejtuar një kamion rimorkimi me targa të Kosovës duke përfunduar tragjikisht në lumin Moraça mbrëmë. Trupi i tij siç raporton “Vijesti” është nxjerrur sot. “Sipas urdhrit të prokurorit, trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Qendrës Klinike për autopsi. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimit”, ka thënë për “Vijesti” Maja Scepanovic, drejtuese…
Lexo më shumë