Në një intervistë të guximshme për revistën Stav, akademiku i njohur boshnjak me origjinë nga Bihori, Šerbo Rastoder, flet pa dorashka për historinë e errët të Sanxhakut, diskriminimin e vazhdueshëm të boshnjakëve dhe shqiptarëve në Jugosllavi dhe heshtjen kolektive rreth krimeve të komunizmit. Duke trajtuar edhe Masakrën e Tivarit, ai hedh dritë mbi një të kaluar të deformuar, të cilën institucionet ende sot refuzojnë ta njohin siç duhet. Një rrëfim që i tejkalon kufijtë akademikë dhe bëhet thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe institucional, si për boshnjakët ashtu edhe për shqiptarët.…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës
Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut po zhvillohen gërmime arkeologjike në një prej lokaliteteve më të rëndësishme parahistorike të Kosovës – vendbanimin neolitik të Llugës. Gërmimet po realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Miçiganit nga SHBA-ja, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky bashkëpunim ndërkombëtar po sjell në dritë dëshmi të jetës së organizuar që zhvillohej në këtë zonë rreth 7 mijë vjet më parë. Sipas ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, Lluga përfaqëson një nga vendbanimet më të…
Lexo më shumëDITARI I NJË MISIONARI KATOLIK: Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze
Nga: Nail Draga, Ulqin Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze, Botoi: Shkodra, Shkodër, 2023 Në gamën e individëve qe kanë shkruar në lidhje me luftën në mbrojtje te Shkodrës(1912/13) bën pjesë edhe misionari katolik Ernesto Cozzi, i cili ka lënë kujtimet në formë të ditarit, të cilat në vitin 2023 janë botuar në shqip, nga SHB”Shkodra” me titullin “Kryengritja shqiptare, Lufta turko-malazeze, Ditar 3 shtator 1912-15 maj 1913”. Të dhënat në këtë botim janë me interes sepse ai duke qenë në shërbim në Rrjoll, ngjarjet e luftës së Shkodrës i ka përcjellur jashtë rrethimit,…
Lexo më shumëZbulohet epitafi i fshehur në Ugëll të Peshterit në Sanxhak
“Kosova për Sanxhakun” Deklaratë për media: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak Kosovapër Sanxhakun” Deklaratë për media Prishtinë, 15 qershor 2025 Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912.…
Lexo më shumëZotëri, Nihad Canoviq : Të drejtat tona nuk janë lëmoshë – janë detyrim
Nga Kaltrina Hoti Nuk e di çfarë po pret ende për të zbatuar detyrimin tënd ligjor ndaj kërkesës sonë . Tani që je kthyer nga Qaba ndoshta do të kesh më shumë logjikë dhe respekt për pakicat shqiptare Ju lus me respekt te madhe të ndërmarrësh veprimet e tua. Heshtje dhe Barrë Falënderimi Shpesh pakicat ndihen të detyruara të jenë “mirënjohëse” vetëm që ekzistojnë. U thuhet se të kërkosh më shumë — barazi, jo privilegj — është tepër. Por nuk është tepër të kërkosh: • Tekste shkollore që pasqyrojnë gjuhën dhe historinë…
Lexo më shumë